Shumë njerëz e kanë sharë, shumë e kanë përbuzur. Të tjerë e kanë adhuruar, shenjtëruar dhe kanë gjetur shpëtim tek ajo. Por, ndjekësit e shumtë që ka pasur dhe ka edhe sot e kësaj dite e kanë bërë ndër spiritualistet më të njohura
Helena Petrovna Blavatsky (1831-1891) ka lindur në një familje aristokratike gjermano-ruse në Yekaterinoslav të Ukrainës. Që kur ishte fëmijë udhëtoi përgjatë gjithë Perandorisë Ruse dhe më pas zhvilloi interesat e saj për ekzoterizimin perëndimor. Interesi dhe bota e udhëtimeve u shtrinë më pas në dy të Amerikat dhe Indi. Ajo ndoqi grupet e spirtualistëve “Mjeshtrat e dijes së lashtë” dhe ato të shkollës tibetiane.
Kthimi i saj në Nju Jork shënoi një periudhë tjetër, e cila rezultoi me themelimin e shkollëës Teozofike, bashkë me Uilliam Quan Judge.
Blavatsky ka shkruar këto vepra: “Isis e zbuluar”, “Doktrina Sekrete”, “Fjalor Teozofik”, “Çelёsi i Teozofisё”, “Zёri i Qetёsisë” dhe qindra artikuj tё tjerё. I gjithё koleksioni i veprave tё saj arrin në 15 vёllime.
Botimi I parë në shqip i filozofes ruse për okultizimin, misteret e tij; jeta pas vdekjes, ligjet e fshehta të Universit dhe rolin e njeriut; magjia e zezë dhe figura enigmatike e Krishtit