Gjon Keka

Gjon Keka ka lindur në Kosovë dhe është diplomuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Që në moshë të re është marrë me publicistikë duke u fokusuar tek çështjet gjeopolitike dhe aspektet integruese të shqiptarëve. Ai është autor i më shumë se 11 librave gjatë gjithë këtyre viteve. Në vitin 2015 përfundi doktoraturën në shkenca politike.

Gjon Keka ka lindur më 1981 në Kamenicë të Kosovës. Në vitin 2004 u diplomua për shkencat poltike (politolog), ndërsa në vitin 2006 përfundoi studimet në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, ku ka fituar gradën Magjistër me temën "Kanalet direkte dhe indirekte të diplomacisë", në qendër të së cilës është pavarësia e Shqipërisë në 1912 e më pas.


Njëkohësisht në 2005 - 2006 është specializuar në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Pastaj në programin e teknikës së avancuar të negociatave 2009 - 2010, UP, IEBA, ADA. Që nga viti 2009 është anëtar i Institutit Shkencor "Urania", i themeluar nga shkencëtarët Max Wilhelm Meyer dhe Werner von Siemens në vitin 1888.


Në vitin 2015 përfundi doktoraturën në shkenca politike.


Ka punuar me projekte në Wus Austria 2005, me shoqatën "Nënë Tereza", "Pjetër Bogdani" etj. Përveç publikimeve të ndryshme në rrafshin shkencor, politik, teorik, praktik, analitik, si dhe atë publicistik, ka botuar edhe librin "Kosova drejt pavarësisë dhe integrimit".


Gjithashtu ka botuar edhe shumë artikuj në shtypin shqiptar, kryesisht për çështjet e politologjisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Keka vazhdon të jetë aktiv në këto fusha duke shkruar shpesh për zhvillimet politike shqiptare, rajonale dhe globale.


Më poshtë janë veprat që ka botuar Gjon Keka:


Roli politik dhe ushtarak i shtetit të Arbrit


Anton Ceta dhe filozofia e pajtimit të gjaqeve


Nënë Tereza, - arbnorja e famshme e të gjitha kohërave


Rruga e vjetër e kombit


Epoka e Konstandinit të madh


Ukshin Hoti, mendimtar i thellë politik


Skënderbeu ideator i BE


Vetëplotësimi i kombit


Gabimet politike në Kosovë dhe Shqipëri


Ibrahim Rugova, lidershipi i idealeve të mëdha


Demokracia dhe tranzicioni i shteteve të Europës Juglindore


 

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 21 nga 21 libra
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Me projektin e tij të pajtimit të gjaqeve ai i shërbeu popullit dhe shoqërisë, i shërbeu iluminizmit të popullit, shoqërisë dhe publikut të gjerë. Prof. Anton Çetta donte që vendi të kishte paqe, të ardhme, të kishte rend pasi, siç edhe dihet rendi ndihmon në mbarëvajtjen e shtëpisë.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 450 Lekë Në stok
    I ri

    Ky botim sjell hulumtimet më të fundit të autorit nëpër arkivat gjermane, austriake dhe në shumë vende të tjera. Është botuar si kujtim në vigjilje të ditës së vdekjes së tij, 550 vjet me pare, në janarit të vitit 2019, dhe përfshin dorëshkrime të pablikuara deri më tani nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshime europiane.

    1 450 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok
    I ri

    Gjykimi i rrethanave të pranishme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe lëvizjes së vendeve të tjera brenda Europës Juglindore, në këtë punim është tregues i qartë dhe rezultativ se të gjitha vendet e këtij rajonin janë të nxitura nga shpresat e njëjta, se fatet e vendeve të tyre kanë një përfundim të përbashkët në të ardhmen e afërt, atë të integrimit në...

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Me ndërtimin e filozofisë së tij të integruar dhe të ideologjisë politike të njëllojtë Ibrahim Rugova krijoi automatikisht shtratin e vlerave, të kulturës dhe të etikës politike, por edhe të sistemit politik e institucional të vendit më pas, të cilat u bënë një domosdoshmëri dhe tipari themelor i shtyllave të së ardhmes së Kosovës (Dardanisë) europiane...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    400 Lekë Në stok

    Libri Edukimi Politik është i dobishëm për studentët e shkencave politike, të sociologjisë dhe filozofisë.

    400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky Libra i bazuar e i mbështetur në fakte sjell në dritë një nga personalitet më të rëndësishme të Perandorisë Romake. Dhe, padyshim, ky personalitet mban emrin Kostandini i Madh.

    500 Lekë
    Vetëm online
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ky libër i bazuar dhe mbështetur në fakte sjell në dritë një nga personalitet më të rëndësishme të Perandorisë  Romake dhe padyshim se ky personalitet mban emrin Konstandini i Madh dardan i cili në të vërtëtë shënoi një epokë të re në historinë e Krishtërimit dhe kishës, ai  ishte i vetmi perandor që mbajti në trupin e tij dhe të politikës së shtetit...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Ky libër sjell një sprovë për një strategji të qeverisjes së re: Si mund të fitojnë shqiptarët kohën e humbur përballë zhvillimeve rajonale, europiane dhe globale. Përmes një sërë analizash të bëra në kohë të ndryshme vjen një optikë ndryshe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Burimet lituane per Skenderbun dhe epoken e tij sjellin te dhena tejet interesante, prandaj edhe autori i ketij libri, studiuesi Gjon Keka ka bere hulumtime ne kete drejtim, duke sjelle nje liber me vlera. Ky botim vjen ne kuadrin e vitit te Skenderbeut, me rastin e 550 vjetorit te vdekjes se tij.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 400 Lekë Në stok
    I ri

    Ky libër mund t'i shërbejë studentëve dhe ligjëruesve në fushën e Shkencave politike dhe Filozofisë. Vetë autori thotë se: Qëllimi që po e ofroj këtë vepër e që besoj se do të jetë me interes te ne është nevoja për ta ringjallur Metapolitikën si fushë, si koncept te katedrat tona të universiteteve dhe te studiuesit që duan të merren me të. Libri ...mendoj...

    1 400 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Qëllimi i autorit me këtë libër është i thjeshtë; shpalosja e kësaj figure të madhe e të  famshme arbënore në botën shqiptare si një vlerë e përbashkët, si një nënë që na nderon, si një nënë me të cilën njihemi kudo nëpër botë, ashtu siç na njohin edhe përmes Gjergj Kastriot Skënderbeut, si imazhe të kombit tonë. Këto dy figura kombëtare janë rregullator...

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok

    Në valën e diskutimeve për rolin e Skënderbeut, dhe debatet që e kanë shoqëruar për patriotizmin e tij dhe raportet me vende të lindjes dhe të perëndimit në Shekullin e XV, ky botim vjen si një ndërhyrje në vlerat e kësaj figure me përmasa europiane dhe kontinentale

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 450 Lekë Në stok
    I ri

    Në këtë botim të rrallë vjen për herë të parë vepra në origjinal në faksilime e Pjetër Bogdanit “L’infallibile verita della Cattolica Fede..” (E vërteta e pagabueshme e besimit katolik) shoqëruar me disa dokumente të tjera të misionit dhe veprimtarisë së tij për kombin dhe fenë. Libri shoqërohet me një parathënie të studiuesit Gjon Keka.

    1 450 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Ky libër sjell në qendër të vëmendjes shtetin e Arbrit, një nga vendet më të zhvilluara në periudhën e Mesjetës në Mesdhe, ku kulmin e tij e pati me drejtimin e vendit nga Gjergj Kastrioti. Skënderbeu luftoi për 25 vjet me radhë dhe u bë mburojë e familjes së madhe europiane!

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Në stok

    Ky libër, i cili po iu afrohet lexuesve,është një pjesë e gjithë atyre mësimeve të shëndetshme pa ndikime ideologjike që përçon dhe ngre fuqishëm zërin për të rikthyer vlerat, si dhe për të gjetur rrugën e vjetër të kombit, për të cilën ka kohë që po bëhen përpjekje. Por pa një ringjallje dhe pa një unitet të gjallë të kombit shqiptar është e pamundur të...

    600 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 450 Lekë Në stok

    Gjergj Kastrioti Skënderbeu vijoi në mënyrë dinjitoze traditën e shtetit të Arbrit, të themeluar në trevat e Mirditës. Por, raportet e tij me mirditorët shënojnë një histori në vetvete. Këtë raport ka analizuar dhe sjellë përmes hulumtimesh dhe arkivash studiuesi i njohur Gjon Keka.

    1 450 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Gjergj Kastrioti është modeli që jeton përjetësisht, ndaj nuk ka asnjë kohë që mund ta përjashtojë atë nga të qenit i pranishëm në ditët, muajt, vitet e shekujt. Ai është jo vetëm model dhe personalitet në kohë, por edhe mbikohor. Gjergj Kastrioti ynë është hero jo vetëm i kombit shqiptar, por edhe i mbarë familjes së kombeve europiane.?

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    500 Lekë Në stok

    Ukshin Hoti është një nga personalitetet mbikohore të kombit, që foli me gjuhën e pastër të patriotit dhe të shkencëtarit të vërtetë. Ai është një nga mendimtarët e kohës, por nga ata mendimtarë që rrallëherë i prekin valvulat e historisë; ndërsa ai i preku këto valvula të historisë së kombit tonë arbëror europian.

    500 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Autori bën një analizë të thelluar të ngjarjeve që përcaktuan fatin e gadishullit Ilirik pas shembjes së diktaturave në Ballkan, rrethanat e reja politike dhe historike që çuan në favorizimin e shqipotarëve në rrugën e integrimit euroatlantik

    700 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 21 nga 21 libra