Rexhep Meidani

Rexhep Meidani ka lindur më 17 gusht 1944 në Tiranë. Ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare për fizikë në Shqipëri dhe Francë. Ka titujt shkencorë: Docent (1981); Profesor (1987); Anëtar i Akademisë së Shkencave (2003). Ka pasur aktivitet politik si Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, gusht 1996-korrik 1997; deputet i Parlamentit, korrik 1997, President i Shqipërisë, korrik 1997- korrik 2002, anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste, që nga viti 2003. Ka qenë kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë; 1991 - 1992; anëtar i Komitetit Shqiptar për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim në Ballkan, 1986-1990; kryetari i Bordit të Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, 1994 – 1996, si dhe në bordet e mediave, universiteteve dhe organizave shqiptare dhe të huaja.


Zoti Meidani ka shkruar libra shkencorë, filozofik-shkencorë apo monografi:


1. Mbi ndërtimin e botës, në botim, f. 430


2. Ndikime filozofike të paradigmës ajnshtajniane, West Print, Tiranë, 2015, f. 72.


3. Fizika Moderne, Shblu, Tiranë 2009, f. 416 (me bashkautor).


4. Mbi hapësirë-kohën, Toena, Tiranë 2008, f. 185.


5. A është deterministe teoria kuantike? (Debat filozofiko-shkencor), ASH dhe Botimet Toena, Tiranë 2007, f. 237.


6. Të vërtetat dhe të fshehtat e entropisë, UMB – Botimet “Dudaj”, Tiranë 2006, f. 158.


Pjesë e aktivitetit intelektual janë edhe librat publicistikë dhe eseistikë:


1. Rëniet-ngritjet e demokracisë, Toena, Tiranë, 2011, f. 205.


2. R. Meidani, në: Transiciones en el espejo, Una aproximación comparada a los procesos de transformación democrática de España y Albania (Tranzicione në pasqyrë, Një përqasje e krahasuar e proceseve të transformimit demokratik të Spanjës dhe Shqipërisë); Ed. M. Montobbio, Agencia Española de Cooperación Internacional, Madrid 2010 (spanjisht e shqip), Capítulo 7. Del autoritarismo a la democracia: España y


Albania (Kapitulli 7. Nga autoritarizmi në demokraci: Spanja dhe Shqipëria), p. 169-211.


3. Mbi qeverisjen (Pjesa e dytë), Dotimet Dudaj, Tiranë, 2010, f. 445.


4. Beteja për votën, Friedrich Ebert Stiftung, Tiranë, 2010, f. 147.


5. Mbi qeverisjen (Qeverisja globale), (Pjesa e tretë), Botimet Dudaj, Tiranë 2010, f. 150.


6. Mbi qeverisjen (Pjesa e parë), Botimet Dudaj, Tiranë, 2009, f. 439


7. Kushtetuta: Bilanci dhe Perspektiva, Toena, Tiranë, 2009, f. 92.


8. Las trampas del Estado-nacion, Siddharth Mehta Ediciones, Madrid, 2007, f. 196.


9. Politika in vivo - in vitro, Toena, Tiranë, 2006, f. 253


10. Kurthet e shtetit-komb, Toena, Tiranë, 2005, f. 224.


11. Kontratë me vetveten, Toena, Tiranë, 2004, f. 486.


12. Politika, Morali dhe Shteti, Toena, Tiranë, 2003, f. 296.


13. Jus Gentium, Shtëpia Botuese “Dita”, Tiranë, 2003, f. 190.


14. Globalizimi, integrimi dhe kombi shqiptar, Shtëpia Botuese “Toena”, Tiranë, 2002, f. 140.


Rexhep Meidani ka një aktivitet të vazhdueshëm në media përmes shkrimeve, analizave dhe intervistave.

Lista e librave të autorit

Shfaq 1 - 3 nga 3 libra
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Ky libër i kushtohet Ajnshtajnit dhe veprës së tij me rastin e 100 vjetorit të krijimit të Teorisë së Përgjithshme të Relativitetit.

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë 1 000 Lekë -10% Në stok

    Në librin Mbi qeverisjen (pjesa e parë) trajtohen çështje themelore të sistemit politik, të shpërndarjes së fuqisë në kuadër të dy parimeve bazë të qeverisjes demokratike: parimit të ndarjes së pushteteve dhe atij të kontroll-balancimit, shumë shpesh edhe brenda një skeme krahasuese me rastin shqiptar.

    900 Lekë
    1 000 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    450 Lekë 500 Lekë -10% Në stok

    Janë disa dukuritë humane, pra jofizike, që autori i analizon dhe i interpreton mbështetur në konceptin jotermodinamik të entropisë. Njëra prej tyre është teoria e informacionit, e cila, ashtu sikundër trajtohet nga autori, pra nëpërmjet parimit negaentropik, pritej të luajë ende një rol të rëndësishëm në botën tonë në vitet që do të vijnë.

    450 Lekë
    500 Lekë -10%
    Cmim i reduktuar
    Në stok
Shfaq 1 - 3 nga 3 libra