Gruaja dhe familja ne 40 jadithe Shiko më të madhe

Gruaja dhe familja ne 40 jadithe

Zekeriya Güler MAS0021

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri Gruaja dhe familja në 40 hadithe vjen për lexuesin shqiptar si udhërrëfyes i jetës së lumtur familjare. Titulli lë përshtypjen se në libër trajtohen vetëm dyzet hadithe (shprehje të Profetit a.s. të transmetuara nga tradita islame), por gjatë leximit të tij vihet re se në fakt përmenden edhe shumë hadithe të tjera që mbështesin, sqarojnë dhe argumentojnë komentimin e bërë.

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319395

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Libri Gruaja dhe familja në 40 hadithe vjen për lexuesin shqiptar si udhërrëfyes i jetës së lumtur familjare. Titulli lë përshtypjen se në libër trajtohen vetëm dyzet hadithe (shprehje të Profetit a.s. të transmetuara nga tradita islame), por gjatë leximit të tij vihet re se në fakt përmenden edhe shumë hadithe të tjera që mbështesin, sqarojnë dhe argumentojnë komentimin e bërë.
Përzgjedhja e qëlluar e haditheve ofron një buqetë shumëngjyrëshe tematikash për lexuesin. Tematikat e trajtuara janë me shumë interes për gruan dhe familjen shqiptare.
Duke nxjerrë në pah rëndësinë e konsolidimit brenda kësaj qelize bazë të shoqërisë, respektit dhe dashurisë mes anëtarëve të saj, autori thekson se e gjithë mbarëvajtja e jetës shoqërore fillon pikërisht këtu.
Analiza kronologjike që autori i bën hadithit nga gjeneza e tij, ngjarja historike së cilës ai i referohet, trajtesa legjislative dhe lidhja me ngjarjet bashkëkohore, krijon panoramën e plotë të mesazheve dhe mësimeve profetike që vijnë për ne, në këtë kohë, në këtë vend, në këtë shoqëri.
Zekeriya Güler i mbaroi studimet në Medresenë e Adanasë në vitin 1981 dhe u diplomua më 1986 në Universitetin Selçuk (Fakulteti i Teologjisë).
Në të njëjtin Fakultet punoi si asistent kërkimor në degën e Hadithit. Po aty kreu masterin në Institutin e Shkencave Sociale (1988) dhe mbrojti doktoraturën (1993).
Në vitin 1997 mori titullin Doçent dhe në vitin 2003 mori titullin Profesor. Aktualisht është anëtar i Fakultetit të Teologjisë në Universitetin 29 May?s (Stamboll).

Të dhëna

Faqe276
ISBN9789928319395
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlda Canja Abdiu