Fjalori I homonimeve leksikore ne gjuhen shqipe Shiko më të madhe

Fjalori i homonimeve leksikore ne gjuhen shqipe

Ali Jashari, Bahtijar Kryeziu, Olger Brame MAS0019

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Fjalor i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe është një punim i rëndësishëm në fushën e gjuhësisë shqiptare, dhe përkatësisht në atë të hartimit të fjalorëve.

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319463

3 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Fjalor i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe është një punim i rëndësishëm në fushën e gjuhësisë shqiptare, dhe përkatësisht në atë të hartimit të fjalorëve. Ai vjen si një bashkëpunim mes autorëve pas botimit të Fjalor i homonimeve të gjuhës shqipe në Prishtinë (2008), si dhe Fjalori i homonimeve në gjuhën shqipe në Tiranë (2020) prej 968 faqesh.
Fjalori ka rreth 12 mijë homonime leksikore, pa mëtuar që lidhjet homonimike të jenë shterruese, aq më tepër që njësi të tilla leksikore shtohen përherë, sepse homonimia është një proces i gjallë. Për lexuesit më pak të specializuar në gjuhësi, mund të themi që termi homonim shenjon një fjalë me përbërje tingullore të njëjtë me një fjalë tjetër, por me kuptim të ndryshëm.
Në gjuhësi kjo dukuri është quajtur qysh në lashtësi homonimi, pra, përputhje tingullore e dy ose më shumë fjalëve që janë kuptimisht të ndryshme.
Në klasën e homonimeve leksikore që trajton ky fjalor, grupin më të madh e përbëjnë emrat, më pas foljet, mbiemrat dhe ndajfoljet.
Libri është i pajisur me një bibliografi të pasur dhe veprat e përdorura për të ilustruar fjalët homonime janë marrë nga fusha gjuhësore, letrare, folklorike, ligjërimore popullore, historike, publicistike, leksikografike etj.
Homonimet lindin e gjallojnë në gjuhë, në mjedis të ligjërimit të folur a të shkruar, por ato njëmëndësohen e jetësohen si të tilla nga shkrimtarët, poetët e publicistët, duke i përdorur në ligjërim. Ata, njerëzit e penës në përgjithësi, i përdorin homonimet si mjete me vlerë stilistike, për ta bërë ligjërimin më shprehës e më ndikues, si për të krijuar ato që quhen kalambure (lojëra fjalësh), sidomos me ngjyresa humoristike.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe512
ISBN9789928319463
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë