Hallford J. Mackinder

Makinderi ishte gjeopolitikani më i shquar i shekullit të XX. Ai kishte në mendje ndërrimin e kujdesshëm të një paqeje të qëndrueshme të bazuar në një ekuilibër forcash të projektuar për të parandaluar rishfaqjen e Gjermanisë si “udhëheqësja” që kontrollonte burimet e Tokëzemrës

Hallford J. Mackinder ishte mësues, gjeograf, eksplorator, avokat, deputet, ekonomist dhe diplomat. Ai lindi në Gejnsborou, Linkolnshajër(Gainsborough, Lincolnshire), Angli, në shkurt 1861. Babai i tij ishte mjek. Hallfordi studioi shkenca në Kolegjin Epsom dhe në Kishën e Krishtit në Oksford. Pasi mbaroi programin në Oksford, ai studioi për drejtësi në Londër, ndërkohë që jepte leksione në Kishën e Krishtit dhe, gjithashtu, ndihmonte në drejtimin e filialeve të reja të Universitetit në Bath, Mançester, Salisbëri dhe në vende të tjera, ku ai jepte leksione të Gjeografisë Fizike . Me këtë përvojë, mendimet e Makinderit mbi mësimdhënien e gjeografisë nisën të marrin formë. I zgjedhur në Shoqatën Mbretërore të Gjeografisë, ai i paraqiti shoqatës një kumtesë me titullin "Mbi qëllimin dhe metodat e Gjeografisë" , e risjellë edhe në këtë libër në pjesën e fundit të tij. E hapur me pyetjen "Çfarë është Gjeografia?" kumtesa e tij zgjoi debate mes audiencës, disa nga të cilët ishin oficerë të ushtrisë dhe marinës të cilët nuk e duronin dot paturpësinë e një akademiku të ri pa eksperiencë jashtë kufijve të Anglisë.


Ideja e tij ishte se Gjeografia duhet të shërbejë si një urë lidhëse midis shkencave të natyrës dhe shkencave shoqërore. Ndikimi i fakteve gjeografike mbi shoqërinë dhe efekti i shoqërisë mbi mjedisin, ishin thelbësore në këtë kumtesë. Ai shkroi në një kohë kur ishin realizuar zbulimet më të mëdha të globit. Nuk kishte mbetur më tokë për t'u zbuluar. Njeriu kishte arritur në polin e Veriut dhe të Jugut. Gjeografia fizike që jepej mësim në atë kohë ishte Gjeologjia, dhe leksionet e gjeografisë politike ishin pak më tepër se recitim i fakteve demografike. Ndërkohë që krijimi i disiplinës së Gjeografisë në Angli nuk ka qenë vetëm meritë e Makinderit; kumtesa e tij në Shoqatën Mbretërore të Gjeografisë dhe diskutimet që rrodhën prej saj patën ndikim dhe sollën krijimin e rretheve të Gjeografisë në Oksford dhe në Kembrixh me mbështetjen edhe të shoqatës. Në 1904 Makinderi i paraqiti Shoqatës një kumtesë me titull “Boshti Gjeografik i Historisë” .

Lista e librave të autorit

Nuk ka libra për këtë autor