Lufta shqiptaro-turkue 1350 – 1530 Burimet osmane View larger

Lufta shqiptaro-turkue 1350 – 1530 Burimet osmane

Grup autorësh HS0044

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky është një libër historik, shumë interesant, për faktin se ai është i shkruar nga burimet ‘armike’, për shkak se ai është shkruar nga kronikanë turq, bashkëkohës dhe dëshmitarë të ngjarjeve për të cilat ata flasin. Periudha është shumë e rëndësishme pasi përkon me kohën kur sundimi osman, dallgë dallgë u vendos dhe do të vuloste pushtetin e Portës së Lartë për rreth 5 shekuj jo vetëm në tokat e shqiptarëve por të gjithë Ballkanit

More details

100 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Helga's Secrets
Viti i botimit2016

1 100 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

Pavarsisht nga titulli, në këtë libër të rrallë të përkthyer në shqip nga osmanishtja dhe persishtja prej disa përkthyesve të talentuar, skrupulozë e të rrallë si Selami Pulaha, Myqerem Janina, Haki Sharofi dhe Vexhi Buharaja, sipas ndarjeve që përmenden në Hyrjen e librit, këtu flitet jo vetëm për luftrat e osmanëve me shqiptarët, por edhe për pushtimet e luftrat e trevave të tjera të rajonit tonë të sotëm, si në Serbi, Bosnjë, Bullgari, Greqi, etj.

Kjo e bën këtë libër akoma edhe më të vlefshëm, anipse kryefjala e tij është rezistenca e madhe mbi një shekullore e gjithë shqiptarëve dhe parisë së tyre kundër pushtimit osman dhe kundër rënies në robëri.

Ky libër është përgatitur për botim në vitin 1968 dhe vlerat e tij historike, pavarësisht se gjithmonë kanë qenë e janë të mëdha, aq më shumë ato spikasin sot kur rajoni ynë dhe politikanët e ndryshëm në Shqipëri a Kosovë kanë dalë, nën trysninë edhe të politikës së Ankarasë, me tezat e ndryshimit të historisë.

Në fakt historia përbëhet nga ngjarjet dhe datat. Ajo nuk është një pikturë e vjetër a një ikonë që mund t’i shtosh disa penelata zbukurimi apo ta restaurosh. Jo! Historia ka lidhje me kohën dhe me veprat. Koha nuk mund të kthehet pas dhe veprat nuk mund të ribëhen me zbukurime.

Historia mund të riinterpretohet me qëllim të ardhmen, pa ju shmangur objektivitetit. Ajo duhet dhe mund të ketë si qëllim të mirë feedback-un mbi ato që kanë ndodhur, që qeveritë e popujt të rregullojnë shënjestrën për të përmirësuar sjelljet politike kundrejt njëri tjetrit, me synim të ardhmen më të mirë të përbashkët në Rajonin tonë.

Në këtë kuptim, tek kjo vepër dalin në pah mizoritë që sjellin luftrat, nga krahu i pushtuesve, jo vetëm kundër luftëtëtarëve të rezistencës, por shpesh herë edhe kundër banorëve civilë, pleq e fëmijë, si hakmarje mbi parimin e lënies së tokës së djegur, sa herë që ata largoheshin pa e mposhtur kundërshtarin. Në këtë rast spikat sidomos sulltan Mehmet Fatihu i cili shquhet si një nga sulltanët më mizorë kundër shqiptarëve, sidomos gjatë dy rrethimeve të Krujës dhe gjatë Luftës së Peloponezit ku mendohet se, në rastin e parë ka rreth 17 mijë shqiptarë civilë të masakruar dhe në rastin e dytë rreth 80 mijë banorë, kryesisht arvanitas, të cilët edhe u larguan nga vendi i tyre në drejtim të Sicilisë, Kalabrisë, etj. Këtë e dëshmon më së miri edhe kënga e bukur dhe e mirënjohur arvanitase ‘Moj e bukura More’.

Nuk mund të rimë pa përmendur këtu edhe një përputhje të madhe në ngjarje dhe data mes të dhënave osmane që jepen në këtë libër, me të dhënat e M.Barletit tek Historia e Skëndërbeut të botuar në Romë në vigjilje të shekullit të 16. Kjo hedh poshtë në thelb, disa zëra kritikë të studiuesve shqiptarë a të huaj, në mënyrë të qëllimshme apo nga padija, ndaj librit të tij, nga i cili janë frymëzuar mbi 1,200 libra të tjerë të shkruar për rezistencën e madhe të shqiptarëve kundër osmanve, jo vetëm në 24 vjetët e qeverisjes së vendit prej Skënderbeut. Pavarsisht nga fjalimet me thelb të njëjtë por edhe me pak ngjyrim herodotian, për të cilat akuzohet Barleti, ky libër tregon se Historia e këtij autori është në përgjithësi e saktë.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages350
Viti i botimit2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë