Anton P. Çehov BUE126
New product
Çehovi i donte njerëzit me një dhembshuri në përgjithësi dhe udhëhiqej nga ideali i shkrimtarit humanist për ta parë jetën e mërzitshme monotone e të përsëritshme me dashurinë e një të afërmi. Atij jeta nuk i sugjeroi pamjet që do të dëshironte të shihte, mirësia ishte e fshehur. Prirja e Çehovit si shkrimtar ishte të zbulonte këtë mirësi të fshehur, por pa shumë dobi. Të mbyt makuti, delenxhiu, batakçiu, injoranti, hipokriti, sarhoshi, deliranti pervers, i vetëkënaquri, llupësi, hajduti, krimineli, lakmitari, dështaku i madh, smirëziu, dallkauku, parvenyja, kuçka, vagabondi, aventurieri, profeti i rremë. Dhe dashuritë nuk përfundojnë. Dhe punët e mira prishen e njerëzit me shpirt e me mend përfundojnë në kotësí ose në çmendinë...
901 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
Sa herë lexojmë, se Çehovi rilexohet, Murgu i Zi, Tre Vjet, Njeriu në Këllëf, Stepa, Dueli etj. , ndjejmë trishtim, një tis trishtimi, po jo mbytës, si dhe një dhembshuri të madhe dhe një sens bukurie të përjetshme, rrëqethëse të provuar rrallë pa shumë dritë si në vjeshtë kur dielli ndriçon përmes vranësirave dhe gjethet bien mbi lulet e thara. Po pse vallë i ndjejmë kaq thellë këto gjëra? Sepse ai vjen dhe të dëgjon në vetminë tënde, ti flet me gojën e tij, po s'e kupton, aq delikat dhe i sjellshëm është. Ai është miku i trishtimit tënd. Pse shfaqet edhe më i madh Çehovi sot? Sepse provincat po braktisen dhe janë akoma më të mjerë qytetet e mëdhenj, që janë shndërruar në megapole multiprovincash. Aty njeriu i vogël ndjehet keq. Joniçi sot është më vulgar dhe i paturpshëm, më i tharë nga ndjenjat, më lakmitar dhe më i korruptuar. Ai e ka kthyer prej kohësh mjekësinë në piramidë fitimi të përbindshëm. Po t'i flasësh për ideale, ai të pëshpërit më cinizëm: Ma përkthe këtë fjalë. Ka disa shtëpi dhe s'di realisht se sa ka, ndërron shpesh makina, nuk dashuron, se nuk e njeh më këtë pasion satanik, që të prish punë, kurvëron, luan me ruletë dhe, pas çdo dafrunge, thotë: Sa e mërzitshme është jeta! Çehovi është poet i zhgënjimit fisnik, ndonëse karakteret e tij nuk fitojnë asgjë, madje humbasin, fisnikëria e tij mbetet bashkë me një nënqeshje të çuditshme komediani.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Shtëpia botuese | Uegen |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhurmës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paqja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra...

Na duket se me Çehovin jetojmë nën një kulm. Çehovi pritet të vijë çdo çast, ndoshta pse jo edhe në restorant dhe të darkojë ngjitur me ty dhe gjithë kohën të kollitet. Ti e sheh nga afër dhe ai s'ka asgjë që të bëjë përshtypje, madje të vjen keq për të, sepse kollitet dhe pështyn gjak. Sëmundja tek ai përparon, po askush nuk shqetësohet, sepse ai nuk bën...

Për Çehovin mund të thuash shumë gjëra, po rrezikon të përsëritesh. Bie fjala ai mbahet si pararendësi më shprehës i të rrëfyerit sa më shkurt. Heminguej përmend romanet e Turgenievit si shprehje kuptimplote të modernitetit, po për arsyet e tij, ai nuk e shikon këtë të Çehovi. Kjo është e habitshme. Një gjë e tillë është e njohur me shkrimtarët e mëdhenj....

Personazhet e Çehovit dashurojnë dhe kur flasin për dashurinë duket se fshijnë një pikë lot në cep të qepallës. Njeriun në këllëf mind ta kesh në shkollë, në një shkollë të Tiranës apo edhe të Çorovodës. Ata komunikojnë pak të tupur, ndonëse përgjithësisht jetojnë vetëm ose me të tjerë, hanë në shtëpi ushqim të çastit në këmbë, ose ulur, janë të përpiktë...

Çehovi i donte njerëzit me një dhembshuri në përgjithësi dhe udhëhiqej nga ideali i shkrimtarit humanist për ta parë jetën e mërzitshme monotone e të përsëritshme me dashurinë e një të afërmi. Atij jeta nuk i sugjeroi pamjet që do të dëshironte të shihte, mirësia ishte e fshehur. Prirja e Çehovit si shkrimtar ishte të zbulonte këtë mirësi të fshehur, por...