Ne kohen e te marreve View larger

Ne kohen e te marreve

Shaban Sinani NA0222

New product

Përshkrim i shkurtër

Akademik Shaban Sinani vjen para lexuesit me nje profil tjeter, si tregimtar, duke hedhur ne qarkullim novelen me titull Ne kohen e te marreve

More details

1108 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234865

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shënime të një kohe të marrësh

Mund të ngjajë kundërthënëse, por është e nevojshme të thuhet se novela u konceptua jo si paraqitje ngjarjesh në formë fejtoni, si përgjigje e atypëratyshme ndaj tyre, por si rrëfim i projektuar nga largësia e tri dekadave të mëvonshme, ndonëse formalisht e stilistikisht me karakter retrospektiv. Në thelb synimi ishte: të qeshim tani, pa pritur të kalojë gjithë kjo kohë, sepse, në fund të fundit, kur të jemi më të kthjellët, do të qeshim doemos.

Shumica e ngjarjeve janë reale, po ashtu edhe personat. Nëse ka diçka vërtet për të qeshur në novelë, për të qeshur me veten së pari dhe pastaj edhe me kohën dhe njerëzit, kjo nuk ka lidhje me ndonjë dhunti humori timen - dhe me këtë i jap plotësisht të drejtë një kolegu, që shkroi atëherë me mërzi pse duhej t’i jepej çmim dikujt që nuk kishte shkruar kurrë humor - por me karakterin e vetë ngjarjeve që paraqet, me paradokset e asaj kohe, duke përfshirë situatat kur njeriut i mbetet liria në dorë dhe nuk di se ç’të bëjë me të.

(fragment nga shënimi hyrës i autorit)

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages144
ISBN9789928234865
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1