Lepurushi i mallkuar View larger

Lepurushi i mallkuar

Bora Chung BO0526

New product

Përshkrim i shkurtër

Asnjë tregim nuk ngjan me tjetrin dhe lexuesi do të dyzohet, a t'i lexojë me shpejtësi apo të shijojë mençurinë dhe energjinë e harbuar të Chung-ut në çdo faqe. “Lepurushi i mallkuar” është një libër që bërtet ta lexosh natën vonë dhe që duhet të kalojë te duart më të afërta ditën tjetër.

More details

111106 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789928354907

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një debutim mbresëlënës dhe krejtësisht origjinal, nga një yll në ngritje i letërsisë koreane. Fabula surreale, drithëruese që sfidojnë patriarkatin, kapitalizmin dhe mbretërimin e teknologjive të mëdha, me humor absurd.

Nga një shkrimtare e pabotuar më parë në Shqipëri, “Lepurushi i mallkuar” është unik dhe plot imagjinatë, përzien horrorin, fantashkencën, përrallat dhe trillimin spekulativ, në tregime që sfidojnë kategorizimin. Njëherë provokues e njëherë të neveritshëm, përbindëshat këtu marrin format e krijesave me gëzof të pyllit dhe rreziku fshihet në cepat e papritura të godinave të zakonshme. Por në këtë përmbledhje të paharrueshme, universi absurd dhe përndjekës i Chung-ut mund të jetë i yni, duke hedhur dritë mbi të këqijate shoqërisë bashkëkohore.

“Koka” ndjek një grua të fanitur nga mbeturinat e trupit të vet. “Trupëzimi” na çon në një klinikë gjinekologjike distopike, ku një gruaje shtatzënë i thuhet se duhet të gjejë një baba për foshnjën, ose do të përballet me pasoja të tmerrshme. Një tregim tjetër flet për një përbindësh të ri në moshë, i cili detyrohet të luftojë nëpër arena pa e ditur se sa i fuqishëm është. Fabula që mban titullin e librit, përqendrohet te një llambë e mallkuar në formën e një lepurushi, e përshtatshme për dhomën e një fëmije, por me fuqi ogurzeza.

REVIEW

“Horror korean fantastik, i çmendur në mënyrë brilante, siç më pëlqen mua!”

—Ed Park, autor i Personal Days

Data sheet

pages250
ISBN9789928354907
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1