Reduced price! Biri Requiem per Mr. J View larger

Biri Requiem per Mr. J

Flutura Açka A-005627

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky libër nuk mëton të zgjojë dhembshuri, as të shpjegojë se sa e tmerrshme është vdekja, si "substanca" që ndërton pikëllim, por se sa tragjike është ta mbyllësh jetën në të ritë e tu të bukur, dhe më tej, se sa fatale është të mos dish ta jetosh atë edhe ashtu, të shkurtër nga fati. Ky "udhëtim" tronditës, më i vështiri i jetës së autores, si qenie dhe si shkrimtare, është njëherësh një thirrje për vlerën e jetës dhe dashurisë njerëzore.

More details

779 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221377

1 080 Lekë

-10%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

4 other products in the same category:

More info

Një fëmijë që humb prindin, thirret jetim; një grua që humb të shoqin, thirret e ve; një burrë që humb partneren, thirret vejan. Por a ka një emër për prindin që humb fëmijën? A mundet bota ta quajë ende "materie" prindin që mbetet jetim i fëmijës së vet?

Duket sikur diçka është zhvendosur në kurdisjen logjike të jetës kur ndodh kjo, diçka e pamëshirshme është gatuar në zonat më të errëta të fatit.

Në këtë rrëfimin personal të sajin, autorja Flutura Açka, është përpjekur ta gjejë këtë fjalë fatale: "E pabir". Kështu thotë ajo se ka mbetur pas 5 majit të vitit 2018, kur humbi nga një sëmundje e rrallë, djalin e saj të vetëm tetëmbëdhjetëvjeçar. Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një "udhëtim" personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj.

Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka vlerë për prindër me fat si të sajin.

Ajo hulumton zinë, si një proces i gjatë dhe përcaktues i jetës pas ikjes pa kthim të fëmijës, merret me identitetin e jetës mes dy kulturave ku endet jeta e saj dhe hyn në thellësitë metafizike të humbjes, pa e kthyer atë në një përqarje mbytëse për lexuesin.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages368
ISBN9789928221377
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanAutobiografik
I ri1