Kujtim Çako, Agim Binaj A-008763
New product
Qellimi i këtij fjalori është të prezantojë në mënyrë funksionale termat e financës dhe kontabilitetit sot – duke përkufizuar terminologji të re, duke qënë se afekton profesionin e kontabilistëve dhe të finaces dhe disiplinat e lidhura me të, per t’ju ardhur ne ndihme studenteve te ekonomi – finances dhe eksperteve te fushes
1092 Items
Shtëpia Botuese | Ilar | |
ISBN | 9789928255655 | |
Fjalorët shpjegues të Gjuhës Shqipe dhe sidomos ata terminologjik në fusha të shkencave të ndryshme janë shprehje e pasurimit të Gjuhës Shqipe. Pasuria e leksikut është shprehja e drejtpërdrejtë e zhvillimit të Shkencës së Leksikografisë dhe tëresi të Gjuhës Shqipe. Hartimi i fjalorëve terminologjik shpjegues shqip-shqip, sidomos në shkencat ekonomike është e një rëndësie të veçantë dhe tregues zhvillimi.
Botimi i leksikut të Gjuhës Shqipe në një fjalor të mirëfilltë shpjegues, është realizuar në vitin 1954 me veprën e parë më të madhe në fushën e fjalorëve shpjegues kombëtarë. Shoqëria njerëzore mijëra vjet më parë, filloi të funksionojë dhe të administojë jetën ekonomike, nëpërmjet marrëdhenieve të caktuara prodhuesetregëtare, duke përdorur monedhën, zbatuar taksat dhe mbajtjen e llogaritjeve përkatëse.
Financa dhe Kontabiliteti nuk ka kuptim pa monedhën, dhe është i pazbatueshëm pa treguesinë në vlerë, në lekë apo edhe monedhë të Huaj. Historikisht në Ilirinë e Jugut është evidentuar se me shkëmbimet tregtare filloi edhe prerja e monedhave. Historia e popullit tonë dëshmon prerjen e monedhave në qytetet e Ilirisë. të para që në shekullin IV p.e.s., si në Dyrrahu (Durrësi), Apollonia (Pojan) etj. Ky moment ishte një çështje e rëndësishme që diktoi edhe zhvillimin e shoqëror nga lashtësia shqiptare e deri më sot.
Në Shqipërinë moderne historia e monedhës kombëtare shqiptare nis me një institucion të bankës qendrore në vitin 1913, si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit Krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, institucioni i parë emetues kombëtar i parasë daton më 2 shtator të vitit 1925 Monedha shqiptare zyrtare mbetet edhe sot “Leku” dhe 1 Lekë ndahet në 100 “Qindarka”. Kjo monedhe shqiptare ka shenjën “L” dhe ka kodin “ALL” edhe në procedurat e këmbimeve tregtare dhe valutore. Në Shqipëri mbas viteve `90 me ndryshimin e sistemit politik-ekonomik dhe shoqëror, kalimi nga socializmi në kapitalizëm, zbatimi i reformave dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut diktuan edhe nevojën e përkthimit dhe përdorimit të termave ekonomike - financiare banke –kontabiliteti nga gjuhët e huaja.
Në periudhën e tranzicionit demokratik, në procese të kalimit nga sistemi politiko – ekonomik monist, nga ekonomia socialiste, në sistemin politik pluralist dhe të ekonomisë së tregut, krahas të tjerave filloi edhe përdorimi rutinë dhe pa kriter shkencor me huazimet e termave të huaja. Në këto kushte edhe nevoja e shpjegimi të termave të kësaj shkencës ekonomike dhe të degëve të saj ka marrë një rëndësi të veçantë. Për hartimin e Fjalorit u shfrytëzuan materiale të publikuara të periudhës së tranzicionit demokratik në Shqipëri. Përkthimi, përshtatja dhe i termave në gjuhën shqipe u krye duke marrë në konsideratë definicionet dhe shqiptimet e tyre në praktikat e zakonshme të administatës shtetërore, biznesit, financës, kontabilitet dhe të bankave në Shqipëri. Terminologjia në gjuhën shqipe si në shkencat e ekonomisë, financë-kontabilitet synon në pasurimin e standardizimin dhe në pastrimin nga “barbarizmat” apo huazimet. Hartimi i fjalorëve terminologjik shqip-shqip në tërë lëmin e shkencave është detyrë me vlera kombëtare dhe me përdorim të gjërë në hapësirat shqiptare si Shqiperi, Kosove dhe me gjere. Ky fjalor terminologjik spjegues shqip-shqip në shkencat ekonomike me terma në fushën e Financës, Kontabilitetit, Bankës, Bursës dhe Sigurimeve Shoqërore të ndihmojnë edhe në formulimin e politikave ekonomiko-sociale dhe të “Integrimin e Evropiane”. Fjalori mund të jetë i dobishëm, për studentët që studiojnë ekonomi – financë-kontabilitetë.
Ky fjalor është hartuar me përpjekje që të jenë të brumit shqip në shumicën e tyre, me një synim pastrimin e Gjuhës Shqipe nga “barbarizmat “apo huazime pa kriter nga gjuhët e huaja sipas periudhave historike. Ky plotëson në shkallë të mirë nevojat për specialistet, studentet dhe të gjithë të interesuar në këto fusha si financiere, kontabiliste, Auditorë, Menaxherë, Investitorë, e të tjerë. Termat shqip të Financë–Kontabilitetit janë shoqëruar, atje ku mungon ajo shqip, edhe me terma internacional të prejardhur nga gjuha angleze si p.sh. standarteve ndërkombëtare si IFRS? apo IASC. Standardet përdoren tani në shumë shtete dhe shumë do të bëhen të detyrueshme për konsolidimin e deklaratave të kompanive nëpërmjet EU. Ky fjalor është bazuar pjesërisht edhe në terma internacionale, si në gjuhën angleze IFRS dhe IASC të cilat janë zakonisht të njëjtë. Ky botim është një përpjekje shkencore serioze e përbashkët e autorëve shqiptare Tiranë-Prishtinë për të shqipëruar terminologjinë shkencore në ekonomi-financë dhe kontabilitet, por edhe për një qasje modeste me terminologjinë e EU, Bashkimit Europian (BE), RF Gjermani, USA dhe Britani e Madhe. Ky botim është një përpjekje shkencore serioze, një vepër akademike e përbashkët e autorëve shqiptarë për të shqipëruar terminologjinë shkencore në ekonomi-financë dhe kontabilitet, por edhe për një qasje modeste me terminologjinë e EU, Bashkimit Europian (BE), RF Gjermani, USA dhe Britani e Madhe. Fjalori është një përpjekje shkencore e nivelit akademik duke studjuar dhe perfshire nocionet qendrore ekonomike dhe të degëve të saj si Financë dhe Kontabilitet.
Kjo vepër përmban rreth 2500 terma, vetëm në versionin shqip, të cilat pastaj janë përkthyer kryesisht në gjuhën angleze dhe pjesërisht gjermane. Nëse auditoni tranzaksionet e një shoqërie biznesi të madhe apo qoftë edhe llogarisni balancat tuaja personale, do të gjeni ndihmë të pamasë ne fjalorin “FJALOR I TERMAVE FINANCË – KONTABILITET”.
Mund të jeni një person që ka marrëdhënie me biznesin –ekonomist, menaxher apo një pronar. Mund të jeni një student biznesi – në degen e kontabilitetit ose një kandidat për master. Mund të jeni një kontabilist ose mund të merreni me kontabilistë. Cilado që të jetë situata, ky fjalor ju mundëson me përkufizime, shembuj dhe ilustrime për cdo gjë që keni nevojë të dini për cdo aspekt të regjistrimit të të dhënave financiare. Në klase apo në një takim biznesi, mund të hasni shumë terma të kontabilitetit të cilat janë të panjohura për ju. Ju duhet të dini cfarë kuptimi ka ky term dhe aplikimi I tij, në mënyrë që të ndiqni prezantimin në mënyrë inteligjente. Në shtëpi mund të jeni në mëdyshje nga një referencë në një tekst që po studioni apo nga një direksion në një formular që po plotësoni. Duhet të arrini të kuptoni cfarë është thënë që të vazhdoni me detyrën në mënyrë efikase. Mbajtja e një kopje të këtij fjalori me vete do ju ofrojë me shpjegimet dhe demonstrimet të cilat do ju mundësojnë ju të zgjidhni gjithë këto probleme. Kontabiliteti është një fushë dinamike me një fjalor i cili është duke ndryshuar në mënyrë konstante. Për të folur gjuhën e kontabilitetit, duhet të qëndroni të informuar me termat e fundit që sapo janë shfaqur dhe me përkufizimet më të fundit të termave të vjetra.
Qellimi i këtij fjalori është të prezantojë në mënyrë funksionale termat e financës dhe kontabilitetit sot – duke përkufizuar terminologji të re, duke qënë se afekton profesionin e kontabilistëve dhe të finaces dhe disiplinat e lidhura me të. Fjalët janë marrë nga të gjitha fushat të lidhura me kontabilitetin duke përfshirë kontabilitetin financiar, menaxherial dhe atë të kostove. Përkufizimet gjithashtu janë ofruar dhe për terma të lidhura me disiplina të biznesit te cilat kontabilisti duhet ti dijë për të performuar në punën e tij ose te saj në botën e biznesit. Të përfshira janë fjalë esenciale nga financa e kontabiliteti, kërkimi i operacioneve dhe teknikave kualitative, kompjutera dhe ekonomia. Janë të përfshira terma të qarta dhe koncize. Çdo fjalë është e thjeshtuar mjaftueshëm për fillestarët që të marrin kuptimin esencial në mënyre të shpejtë, por në të njëjtën kohë gjithëpërfshirëse mjaftueshëm për profesionistët që të gjenë detaje kur është nevoja. Autorët shpresojnë sinqerisht që ky fjalor do të jetë një referencë e mirë për cdokënd të përfshirë në kontabilitet dhe finance– nga fillestari e deri tek eksperti. Ky është i vlefshëm në çdo kohë dhe në çdo rrethanë për të pasur njohuri gjithëpërfshirëse dhe të thelluara dhe dhe do të ndihmojë në rritjen e komunikimit në tërësi dhe në veçanti atë akademik.
Autorët Dr. Kujtim Çako, Prof. Dr. Agim Binaj
Lloji i botimit | Hardcover |
pages | 612 |
ISBN | 9789928255655 |
Published year | 2022 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
I ri | 1 |
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...