Si ta doni (SC) View larger

Si ta doni (SC)

William Shakespeare BO0176

New product

Përshkrim i shkurtër Problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994332342
Viti i botimit2007

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Një nga pjesët e hershme të Shekspirit, Si ta doni (1598 1599), është një komedi e romantike, me skemën e zakonshme të njohur për shikuesin e teatrit të periudhës elizabetiane, si një model komedie "e krishterë". Edhe pse kjo pjesë ka dy kthesa shpirtërore që ndodhin jashtë perdes së skenës, cilësimi "e krishterë" nuk ka lidhje me fenë në vetvete. Kuptimi i këtij cilësimi është rivendosja dhe përtëritja e shoqërisë nëpërmjet ripohimit të disa vlerave të krishtera, sikundër janë dashuria vëllazërore, bashkimi me martesë, toleranca për pikëpamje të ndryshme dhe optimizmi për jetën në përgjithësi. Fabula është mjaft e thjeshtë: problemi dramatik në sjelljen e çoroditur të dy vëllezërve të ligj ndaj dy vëllezërve të mirë, si dhe pengesat e lidhura me këtë sjellje ndaj martesës së disa çifteve në këtë pjesë teatrore (sidomos të Rozalindës me Orlandon) zgjidhen pa vështirësi dhe, pa pikë dyshimi, kemi të bëjmë me një fund të lumtur. Në një rrafsh, është e qartë se këtë pjesë Shekspiri e kishte shestuar si një komedi të thjeshtë zbavitëse; disa skena në "Si ta doni" në thelb janë bashkim skeçesh e situatash ngacmuese humoristike. Por, në një rrafsh të menduar më thellë, kjo pjesë teatrore u jep mundësi personazheve kryesore të flasin për një sërë temash të jetës (dashuria, plakja, bota e natyrës, vdekja) nga pikëvështrimet e tyre të veçanta. Në qendër të vet, Si ta doni na paraqet botëkuptimet gjegjëse të Zhakut, një pesimist melankolik ironik, i merakosur për anët negative të jetës, por mban pa lëkundje një qëndrim pozitiv të ngrohtë, gazmor, dhe mbi të gjitha, të urtë e të mençur. Në fund, kënaqësia që përftojmë nga komedia e kësaj pjese gjen mbështetje e merr peshë nga një filozofi e krishterë humane, e endur këndshëm në tekstin e shkruar prej një Shekspiri mirëdashës.

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages178
ISBN9789994332342
Viti i botimit2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë