Përse të tjerë duam e me të tjerë martohemi View larger

Perse te tjere duam e me te tjere martohemi

Roza Sjabitova MIN0011

New product

Përshkrim i shkurtër

Një grua e shquar ka thënë: “Disa gra qahen, se nuk kanë gjetur burrin e ëndrrave të veta, e të tjera... ngaqë e kanë gjetur”. Shpesh femra mendon, se po e gjeti burrin e ëndrrave, burrin ideal (atë, që i përshtatet më tepër), atëherë edhe marrëdhëniet e tyre do të jenë harmonike. Sikur, sapo e gjen, do të nisë të ndërtojë me të marrëdhënie sipas skenarit të saj, por shpejt bindet që lumturi s’ka. Përse?

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Minerva
ISBN978 9928 164 47 6

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Por vetëm në fillim. Sepse për nevojën e këtij lloj shërbimi, prej kohësh dëshmon përvoja e hidhur e shumë çifteve që e përjetësojnë dashurinë e tyre me divorce të befasishme. Çfarë duhet të ketë parasysh një nuse/e fejuar në tregun martesor? Çfarë duhet duhet të bëjë për të përvetësuar profesionin e bashkëshortes? Cili është sekreti i lumturisë bashkëshortore? Për këto dhe shumë të tjera, rrëfen në këtë libër shkesa profesioniste Roza Sjabitova, moderatorja e njohur televizive ruse e programeve "Eja të martohemi" dhe "Njohje me prindërit".

Data sheet

pages208
ISBN978 9928 164 47 6
Shtëpia botueseMinerva
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Përmasat14 x 21
PërkthyesiSokrat Gjerasi