Nobelistet : 2001 - 2009 Stockolm, 7 dhjetor, ora 17.30 View larger

Nobelistet : 2001 - 2009 Stockolm, 7 dhjetor, ora 17.30

BTI0051

New product

Përshkrim i shkurtër

Vëllim me nëntë fjalimet e fundit të shkrimtarëve nobelistë, ditën e marrjes së çmimit, më 7 dhjetor. Harold Pinter, 2005 [] Jeta e një shkrimtari është një aktivitet pafundësisht i cënueshëm, pothuaj lakuriq. E kotë të qash për këtë. Shkrimtari bën një zgjedhje, një zgjedhje e cila i shkon atij më së miri. Por është e drejtë të thuhet se ju jeni përballë të gjitha erërave, ndër të cilat disa janë sigurisht të akullta. Ju punoni krejt i vetëm, i veçuar nga gjithçka. Ju nuk gjeni asnjë strehë, asnjë mbrojtje - përveç nëse gënjeni - rast në të cilin sigurisht që ju keni ndërtuar dhe siguruar vetë mbrojtjen tuaj dhe, do të mund t'ju kundërpërgjigjeshin, jeni kthyer në një politikan. []

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789995677190
Viti i botimit2010

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Fragment - Herta Müller,2009 [] Kjo është sa për të thënë që edhe sendet më të vogla, një trompetë, një fizarmonikë apo një shami, rilidhin atë çka jeta ka më të shpërndarë : sendet përshkruajnë rrathë dhe, deri në shmangiet e tyre, kanë prirje të pajtohen me përsëritjen, me rrethin vicioz. Këtë mund ta besojmë, por jo ta themi. Dhe ajo çka është e pamundur të thuhet, mund të shkruhet, sepse shkrimi është një veprim i heshtur, një punë që niset nga koka për të vajtur tek dora, duke i rënë mënjanë gojës. Nën diktaturë, kam folur shumë, sidomos ngaqë kisha vendosur të mos i bija trompetës. Fjalët e mia kanë pasur pothuaj gjithmonë pasoja të padurueshme. Por shkrimi ka filluar nga heshtja, në atë shkallare uzine ku, e dalë mënjanë, më është dashur të nxjerr nga vetja më shumë sesa më lejonte fjala. Fjala nuk mund ta shprehte më atë çka ndodhte. Ajo bënte më e shumta shtesa dytësore, pa u ndalur në rëndësinë e ngjarjeve. Këtë të fundit, nuk kisha mundësi tjetër veçse ta emërtoja, germë për germë, në heshtje në kokën time, në rrethin vicioz të fjalëve, ndërsa shkruaja. Përballë frikës së vdekjes, kundërveprimi im qe një etje për të jetuar. Një etje për fjalë. [] J. M. Coetzee, 2003 [] Ose le të jetë ky njeri një samarxhi : ai ka një shtëpi, një dyqan, një depo në Whitechapel, dhe një nishan mbi mjekër, dhe një grua që e do, që nuk flet shumë, që i bën atij ca fëmijë, vajza sidomos, dhe që i jep atij një lumturi të madhe, derisa murtaja të përhapet në qytet, është viti 1665, zjarri i madh nuk e ka shkretuar ende Londrën. Murtaja bie në Londër : për çdo ditë, nga famullia në famulli, numri i të vdekurve rritet, të pasur dhe të varfër, sepse murtaja nuk bën dallim ndërmjet kushteve të njërit dhe tjetrit, dhe e tërë pasuria e këtij samarxhiu nuk do të shpëtojë. Ai përcjell për në fshat gruan dhe fëmijët, dhe parashikon të ikë vetë, por në fund nuk bën asgjë. Ti nuk do të kesh frikë as nga terrori i natës, duke hapur Biblën kuturu, as nga shigjeta që fluturon në ditë të madhe, as nga murtaja që endet si hije, as nga fatkeqësia që të rrënon në mes të ditës. Nëse bien njëmijë afër teje dhe dhjetëmijë në të djathtë, ti nuk do të prekesh aspak. []

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789995677190
Viti i botimit2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
PërkthyesiUrim Nerguti