Kaligrafia View larger

Kaligrafia

Ömer Faruk Dere MAS0040

New product

Përshkrim i shkurtër : Kaligrafia për fillestarët, metodë e shkrimit nesih është një vepër nga kaligrafisti turk Ömer Faruk Dere. Ajo shërben si një metodë mbi artin e kaligrafisë, i cili është një nga përbërësit themelor të artit islam.

More details

200 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319227

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kaligrafia për fillestarët, metodë e shkrimit nesih është një vepër nga kaligrafisti turk Ömer Faruk Dere. Ajo shërben si një metodë mbi artin e kaligrafisë, i cili është një nga përbërësit themelor të artit islam. Autori në këtë tekst, temë kryesore të tijën ka llojin e shkrimit nesih, që është një nga gjashtë llojet e shkrimeve që njihen historikisht në kaligrafinë islame, dhe që ka pasur një përhapje të gjerë në periudhën Osmane, sidomos në shkrimin e Kuranit, veprave të ndryshme artistike, albumeve në miniaturë, dokumentave administrative etj. Në tekst shpjegohet dhe ilustrohet rëndësia tradicionale e shkrimit nesih; një historik i tij; materialet e nevojshme për këtë shkrim dhe përgatitja e tyre; ilustrime të shkronjave të alfabetit arab, bashkimeve dyshe apo rreshtave si dhe metoda në mësimin e shkrimit të tyre; gjithashtu edhe disa ilustrime në perdorimin e shkrimit nesih nga disa mjeshtra të mëdhenj. Kaligrafia (hat) mësohet nga mjeshtri me anë të meshkut. Albumet ku koleksionohen ushtrimet që përdoren në mësimin e këtij arti, që përcillet nëpërmjet hallkave mësimore nga brezi në brez, quhen murakka meshku. Urimi ynë kryesor është që ky libër i hartuar për ti kuptuar më mirë murakkatë e meshkut në këtë sistem, ku jemi formuar të gjithë ne, tu shërbejë si udhërrëfyes edhe të apasionuarve të kaligrafisë që nuk kanë mundësi të gjejnë një ëesues. Ömer Faruk Dere (lindur në Stamboll më 1973) ka studiuar për teologji dhe histori arti. Mësimet në ebru i ka marrë nga Hikmet Barutçugil, kurse në kaligrafi, nga Mehmet Özçay, prej të cilit ka mësuar shkrimet thuluth dhe nesih. Gjithashtu ka studiuar kaligrafi të përgjithshme nga Sava? Çevik. Veprat e tij janë ekspozuar në mbi 60 panaire dhe ekspozita kombëtare e ndërkombëtare, prej të cilave 10 personale. Gjithashtu ka shumë vepra në muze dhe koleksione private brenda dhe jashtë vendit.

Data sheet

pages48
ISBN9789928319227
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRubin Hoxha