Jusufi e Zelihaja ne letersine shqipe View larger

Jusufi e Zelihaja ne letersine shqipe

Adnan Ismaili MAS0038

New product

Përshkrim i shkurtër : Jusufi e Zelihaja në letërsinë shqipe është një studim monografik i cili ka si objekt kryesor poemen e Jusufit dhe Zelihasë në letërsinë tonë.

More details

200 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319487

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Jusufi e Zelihaja në letërsinë shqipe është një studim monografik i cili ka si objekt kryesor poemen e Jusufit dhe Zelihasë në letërsinë tonë. Kjo temë e mirënjohur në letërsitë e Lindjes, e cila mbart referencat e saj nga librat e shenjtë si Kurani dhe Bibla, sillet në trajtë studimore nga studiuesi Adnan Ismaili, i cili hulumton transmetimin e këtij motivi në letërsinë shqipe. Studimi ndërtohet së pari mbi një kontekst për historinë në fjale, narrativën e saj në burimet e librave të shenjtë, prodhimtarinë letrare të Lindjes bazuar mbi këtë motiv, si dhe veprat në shqip mbi këtë temë nga autorë të shquar shqiptarë si Muhamet Çami, Hafiz Ali Korça dhe Andon Zako Çajupi. Studimi ka nota analitike dhe krahasimtare mes këtyre veprave të prodhimit letrar shqip, si për të përcaktuar dallimet mes karakteristikave kryesore të veprave veç e veç, si dhe për të njohur përbërësit kryesorë të secilës vepër. Ky studim synon ti projektojë pikat shenjuese nga funksionalizohen parimet krijuese të modeleve kuranore dhe biblike, të cilat ndërlidhen me tregimin për Jusufin dhe Zelihanë. Relacionet ligjërimore, stilistike, figurative midis këtyre elementeve të pranishme, qoftë në tiparin dallues apo në ngjashmëri midis tyre, e shpjegojnë qartë dhe bindshëm rëndësinë e veprave, nga njëri autor tek tjetri.

Data sheet

pages160
ISBN9789928319487
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë