Historia e muzikes shqiptare View larger

Historia e muzikes shqiptare

Nestor Kraja A-008062

New product

Përshkrim i shkurtër

Pas rreth 40 vitesh nga dalja e dispensës mbi Historinë tonë të Muzikës, del për herë të parë libri “Historia e muzikës shqiptare” si kontribut i  punës disa vjeçare    Prof. As. Nestor Kraja. Ky botim i mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë pasqyron trajektoren e zhvillimeve muzikore shqiptare nga bulëzimet profesionale të saj deri në ditët tona.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN9789928314369

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

22 other products in the same category:

More info

Përmes informacioneve, analizave, referencave të studiuesve të shquar të lëndës, arritjeve dhe vlerësimeve mbi muzikën artistike shqiptare të periudhave të para Luftës së Dytë Botërore, të periudhës së socializmit dhe të dekadave të fundit të demokracisë, libri është një trajtim krejtësisht i rinovuar i dijeve tona historike muzikore.

Në këtë botim paraqiten në mënyrë shteruese studimet më esenciale dhe shkencore të muzikologjisë sonë aktuale, përgjatë periudhave të zhvillimeve muzikore në Rilindje, në periudhën e Pavarësisë dhe të Mbretit Zog, të periudhave të epokës socialiste si dhe të zhvillimeve të fundit të dekadave të demokracisë.

Përmes përjetimeve personale, dokumentacionit të pasur dhe shumë analizave të hollësishme muzikore në këtë libër botohen për herë të parë informacione, konstatime, ngjarje, arritje, portrete dhe vlerësime mbi muzikën e pas viteve ’90.

Libri është pajisur nga autori me portretet më të shquara të kompozitorëve tanë, si dhe me disa rubrika shtesë mbi muzikologjinë tonë, etnomuzikologjinë apo historinë e institucioneve kryesore në vend.

Gjithashtu përmes një bibliografie të gjerë përmendet edhe një listë e gjatë e veprave të shqyrtuara. Ky material është ballafaquar dhe kolauduar paraprakisht me trupën akademike të Fakultetit të Arteve, përmes botimit on line në faqen e Universitetit, duke pasuruar   e mprehur edhe më tej konkluzionet, faktet dhe analizat përbërëse të tij.

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages356
ISBN9789928314369
RedaktoriMarjela Nuredinaj
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1