Njeriu qe shiti hijen : historia e cuditshme e Peter Schlemihlit View larger

Njeriu qe shiti hijen : historia e cuditshme e Peter Schlemihlit

Adelbert von Chamisso ZEN0030

New product

Përshkrim i shkurtër

Është e njëjta histori: Wertheri vrau veten, por Goethe jetoi. Schlemihl endet pa hije, një studiues natyre, që jeton veç për veten, grotesk dhe krenar nëpër male e lugina... Schlemihl nuk është një alegori dhe Chamisso nuk ishte dikush që i kishte primare idetë e mëdha; Vetëm jeta", thoshte ai, "mund të jetë". Pikërisht pse është kështu, ai nuk do ta kishte kthyer kurrë një motiv kaq përrallor, pa pasur përvojë jetësore në një novelë të njëmendtë..." Thomas Mann

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789995671778
Viti i botimit2009

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ndërsa te Goethe motivi i djallit është më gjithëpërfshirës, duke i rrëmbyer Faustit shpirtin dhe pozicionin shoqëror, te personazhi i Chamissos, djalli merr pushtet vetëm në planin horizontal (social) përmes blerjes së Hijes, pa e prekur planin vertikal (shpirtin). Ai humbet Hijen, sozinë, Tjetrin e tij, por nuk bën një pakt të dytë, jo pse zoti John e paralajmëron në fund, i shpërfytyruar në xhepin e djallit të veshur me gri, as nga frika e mallkimit të Zotit, por sepse ndjen neveri. Elementi surreal i Hijes këtu përforcohet nga cilësia e tij estetike: hije e bukur, e shkëlqyer, e pastër, e urtë, apo Hije paksa e zbehtë apo e gjerë. Schlemihl nuk e merr më mbrapsht hijen, që është e kuptueshme nëse mbajmë parasysh ambivalencën simbolike të Hijes. Hija simbolizon nga njëra anë vlerat kallpe që kërkohen nga shoqëria, pa të cilat njeriu do të jetonte i izoluar; kurse nga ana tjetër humbja e hijes është një paralajmërim: kush humbet hijen, fare mirë mund të humbasë edhe shpirtin. "Kjo përrallë e çuditshme, që përmes papërcaktueshmërisë së saj pikante u fiton zemrat të gjithëve, bën pjesë në ato gjetjet e lumtura, vlera dhe kuptimi i të cilave kërkon poetikën në filozofi dhe filozofiken në poezi." Joseph von Eichendorff "Historia e Schlemihlit është historia e jetës së paranojakut, më fjalë të tjera e një njeriu që për hir të një ngjarjeje çfarëdo, ndërgjegjësohet njëherazi për vogëlsinë e tij, por njeh në të njëjtën kohë edhe mjetet, diçka që bota përgjithësisht e harron." Ernst Ludwig Kirchner

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages103
ISBN9789995671778
Viti i botimit2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJonila Godole