Ofelia me mjeker View larger

Ofelia me mjeker

Moikom Zeqo MO0073

New product

Përshkrim i shkurtër Autori i një korpusi poetik tejet hapësinor (cilësor) dhe i një proze modern të paparë ndonjëherë në intensitet dhe densitet, Moikom Zeqo, është në të vërtetë një fenomen i rrallë letrar. Me një poezi dhe me një prozë jashtë klisheve, modave të përkohshme, Zeqo përfaqëson një drejtim të vetin, tjetërsoj të panjohur nga letërsia e gjersotme shqipe Sa më shumë kalon koha, aq më shumë shkëlqen vepra e tij.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
ISBN978-9928-169-09-9
Viti i botimit2013

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Libri "Ofelia me mjekër" ka si nëntitull "Proza e të jetuarit së prapthi". Në këtë libër, autori ka sintetizuar shqetësimet e tij të mëdha për bashkëkohësinë dhe ekzistencën njerëzore, të rrezikuar nga tjetërsimet e pafundme. Pse tjetërsimi na bën të jetojmë së prapthi? A mundet të vazhdohet përjetësisht kështu? Boshti konceptual i librit qëndron te raporti kontradiktor dhe paradoksal midis reales dhe virtuales. Bota sa vjen dhe bëhet më virtuale. Bota e internetit dhe e kibernetikës po klonojnë qenie të kufizuara në rrafshin virtual, duke iu larguar esencës humaniste. Ky qytetërim teknologjik rrezikon identitetin e njeriut dhe ngjan si një apokalips i vërtetë. Jo më kot, Zeqo i referohet filozofit francez Jean Baudriallare dhe tezës së tij se postmoderniteti e ka shndërruar botën në një Simulacrum (kopie e kopieve). Si do të jetë e ardhmja? A do të kemi një njerëzim të vërtetë apo një njerëzim të klonuar? Libri i Zeqos përpiqet t'u japë përgjigje këtyre pyetjeve ekzistenciale. Libri ka një erudicion të madh që nuk është një qëllim në vetvete, por premisë për të bërë sinteza. Zeqo thotë se Google-i është një informacion pa inventar dhe shterp. Aftësia për të bërë sinteza është mrekullia e intelektit pra e shkrimntarit, e mendimtarit, e krijuesit. Libri "Ofelia me mjekër" ka një substancë shqiptare dhe universale. Të bëjnë përshtypje shkrimet për Gjon Buzukun dhe Migjenin, Konicën dhe shumë subjekte shqiptare të mesjetës, ku ka zbulime të reja dhe këndvështrime befasuese. Libri ka ankthin e modernitetit, subjektet i ndërthurur, i shndërron ne një subjekt të vetëm, sipas një kontrapukti të stilit elegant dhe tejet zhdërvjelljes, ku informacioni farfurin plot befasira të çuditshme. Duke aktivizuar mendimin kriticist dhe kërkues.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages366
ISBN978-9928-169-09-9
Viti i botimit2013
Vendodhja e botimitTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë