50 Ide për fizikën View larger

50 Ide per fiziken

Joanne Baker PL0173

New product

Përshkrim i shkurtër

50 Ide për fizikën që duhet t`i dijë çdo njeri. Ky libër ju ofron një ‘turne’ në botën e fizikës, me shumë vendndalime, por brenda një kohe të shkurtër, pra që nga konceptet bazë siç është graviteti, drita dhe energjia deri në idetë moderne të teorisë kuantike, të kaosit dhe energjisë së errët*). Shpresoj që ashtu si një guidë turistike, ky libër t`ju joshë për të zbuluar edhe më shumë. Fizika nuk është vetëm parime themelore – ajo është zbavitje.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN978-9928-183-39-2

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

17 other products in the same category:

Libra të tjerë të serisë

More info

Kur u thashë miqve të mi lidhur me këtë libër, ata hokatuan duke thënë se gjëja e parë që vërtet duhet të dini rreth fizikës është se - fizika është e vështirë. Pavarësisht kësaj, ne të gjithë e përdorim fizikën çdo ditë. Kur shihemi në pasqyrë ose kur vemë syzet, atëherë jemi duke përdorur fizikën e optikës. Kur vendosim zilen e orës ne ndjekim kohën; kur ndjekim vijat në hartë ne navigojmë hapësirën gjeometrike. Celularët tanë na lidhin -   nëpërmjet fijesh elektromagnetike të padukshme - me satelitët që vërtiten sipër nesh. Por fizika nuk është vetëm përsa i takon teknologjisë. Pa fizikën nuk do të kishte hënë, as ylberë, as diamandë. Madje edhe gjaku që rrjedh nëpër arteriet tona ndjek ligjet e fizikës, shkencën e botës fizike.

Fizika moderne është plot me surpriza. Fizika quantum (kuantike) e çoroditi botën, duke vënë në pikëpyetje pikërisht konceptin e ekzistencës së objektit. Kozmologjia shtron pyetjen se çfarë është universi. Si u formua ai dhe përse ne jemi këtu? A është universi ynë i veçantë apo disi i pashmangshëm? Duke rrëmuar brenda atomit, fizikantët zbuluan një botë fantazmë, të fshehur, të grimcave thelbësore. Madje edhe tavolina më e fortë, prej drurit mogan, është kryesisht e përbërë nga hapësirë boshe, ku atomet e saj mbaheshin nga një strukturë forcash bërthamore. Fizika e ka zanafillën nga filozofia dhe deri diku ajo po rikthehet ndaj saj, duke dhënë pikëpamje të reja dhe të papritura të botës, e cila e tejkalon përvojën tonë të përditshme.

Gjithsesi, fizika nuk është vetëm një koleksion idesh imagjinare. Ajo i ka rrënjët te fakti dhe eksperimenti. Metoda shkencore vazhdimisht përmirëson ligjet e fizikës, ashtu si software i kompjuterit, ndërkohë që i vendosen bug-et dhe i shtohen module të rinj. Nëse dija e kërkon këtë, atëherë ndryshime madhore në mënyrën e të menduarit mund të ishin të pranueshme, mirëpo pranimi kërkon kohë. U desh më shumë se një brez që të pranohej në shkallë të gjerë idea e Copernicus-it se bota rrotullohet rreth diellit, por ritmi është shpejtuar dhe fizika kuantike si dhe relativiteti u integruan në fizikë brenda një dhjetëvjeçari. Prandaj, madje edhe ligjet më të suksesshëm të fizikës janë vazhdimisht në testim.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages210
ISBN978-9928-183-39-2
Published year2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlirjana Angoni
I ri1