Komunikimi organizativ, qasjet dhe prirjet

Michael J. Papa/ Tom D. Daniels/ Barry K. Spiker UE0064

New product

Përshkrim i shkurtër

Të mbështetur në kërkime teorike në fushën e komunikimit organizativ, autorët bëjnë përshkrimin dhe vlerësimin e komunikimit në organizata, duke u përqendruar në tri qasje kryesore: tradicionale, interpretuese dhe kritike. Libri i ndihmon studentët dhe pedagogët të pasurojnë njohjen për organizatat, të zhvillojnë cilësitë e tyre komunikuese dhe të aftësohen drejt një karriere si profesionist i komunikimit në një organizatë ose si akademik në këtë fushë.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639129

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Autorët e këtij Iibri kanë zgjedhur një rrugë origjinale për të paraqitur dhe trajtuar komunikimin në organizata. Ata përqendrohen në tri qasje teorike të mëdha për të rrokur kuptimin e organizatave: atë tradicionale, interpretuese dhe kritike. Ngase këto qasje ndryshojnë në mënyrën si e studiojnë komunikimin dhe në pohimet që bëjnë rreth natyrës së organizatave, ky libër është në gjendje të ofrojë pamje të ndryshme të komunikimit në organizata. Këto tri qasje përdoren për të shqyrtuar funksionet dhe strukturën e komunikimit; kulturën organizative; teknologjinë e informacionit; kontrollin kulturor, diversitetin dhe ndryshimin; format e reja të organizimit si heterarkitë dhe organizatat rrjeta; marrëdhëniet e grupit, marrëdhëniet e liderit me stafin; pushtetin; konfliktin dhe komunikimin strategjik; si edhe prirjet apo parashikimet për organizatat në mijëvjeçarin e ri. Studimi i komunikimit organizativ nuk ka për qëllim të thellohet në çdo aspekt të organizimit human. Nuk është studim i teknologjisë për të përftuar një produkt ose shërbim, apo i metodave për të prodhuar dhe marketuar gjëra të tilla. Nuk është studim i kontrollit të kostos dhe i financimit, ose ligjeve dhe i rregullimit të bizneseve e të praktikave të punësimit. Komunikimi organizativ merret, para së gjithash, me përmbajtjen, me strukturën dhe me procesin e bashkëveprimit njerëzor në aktivitetet e përditshme organizative përmes gjuhës dhe simboleve të tjera.

Data sheet

pages378
ISBN9789995639129
Published year2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBelina Budini