Njeriu sociologjik

Ralf Dahrendorf PL0108

New product

Përshkrim i shkurtër

Autori e krahason këtu njeriun me aktorin që luan role, por në kontrast me të "homo sociologus-i", nuk mund t'i flakë kaq lehtë rolet e tij.

More details

500 Items

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Libri që keni në dorë ishte fillimisht pjesë e një shkrimi përkujtimor i pamenduar për t'u botuar, shkruar më 24 shkurt 1958 me rastin e 65-vjetorit të ditëlindjes së mësuesit tim të nderuar, profesorit të filozofisë Gëtingen Jozef Kënig. Punimi u shfaq pastaj në numrat 2 dhe 3 me rastin e 10-vjetorit të revistës së Këlnit për sociologjinë dhe psikologjinë sociale", kështu shkruan Ralf Dahrendorf për librin "Njeriu sociologjik". Tema dhe synimi i përsiatjeve mbi trajtën e homo sociologusit janë: kërkimi i një kategorie elementare për analizën e pavarur sociologjike të problemeve të veprimit social. Nëse "faktet sociale" të Durkheimit janë më shumë se një fiksion, atëherë duhet të jetë e mundshme që këto të përshkruhen me të gjithë skrupolizitetin e metodikës së përvojës shkencore dhe të shpjegohen në kuadrin e lidhjeve të caktuara të ndërsjellta të problemeve. Për një përshkrim dhe shpjegim të tillë, sipas tezës së esesë së mëposhtme, vend qendror zë kategoria e rolit social. Kjo kategori është përpunuar kohët e fundit, veçanërisht në etnologjinë angleze dhe në sociologjinë amerikane. Kush është "homo sociologicus-i? "Në pikëprerjen (pikëtakimin) e individit me shoqërinë gjendet homo sociologusi, njeriu si bartës i roleve të paraformuara në mënyrë sociale". Pra, brenda këtij konstrukti e kupton ai njeriun si një qenie shoqërore, që merr përsipër role të përcaktuara. Ai e krahason këtu njeriun me aktorin që luan role, por në kontrast me të "homo sociologus-i", nuk mund t'i flakë kaq lehtë rolet e tij. "Individi dhe shoqëria janë të përcjellë, kur individi shfaqet si bartës i cilësive dhe i mënyrave të sjelljeve të paraformuara në shoqëri", e më tej shkruan "që njeriu është një qenie shoqërore, kjo është më shumë se një metaforë, rolet e tij janë më shumë se maska të heqshme, sjellja e tij sociale është më shumë se një komedi apo tragjedi, prej të cilave edhe aktori i teatrit del në realitetin 'e vërtetë'".