Hyrje ne hartografi View larger

Hyrje ne hartografi

Pal Nikolli A-008650

New product

Përshkrim i shkurtër

Në tekstin “Hyrje në hartografi” trajtohen çështjet teorike themelore mbi hartën, hartografinë dhe natyrën e saj, sistemet e koordinatave, projeksionet hartografike, emertesën e hartave topografike, sistemet e shënjave hartografike, paraqitjen e veçorive gjeografike dhe relievit në hartë, përpilimin e hartave tematike, numerizimin në hartografinë dixhitale etj.,  dhe jepen të zgjidhura mjaft ushtrime në lidhje me bazat e hartografisë dhe hartografinë topografike.

More details

1108 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

GEER
ISBN9789928458100
Viti i botimit2019

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

17 other products in the same category:

More info

Në këtë tekst tregohen edhe disa nga mënyrat e përdorimit të hartave topografike dhe trajtohen vëzhgimet e thjeshta dhe ato me GPS, rilevimet dhe orientimet  në terren, etj.

Në fund të temave të këtij teksti jepen mjaft ushtrime të pazgjidhura. Për disa nga këto ushtrime, të dhënat identifikohen dhe mblidhen nga harta topografike mësimore me shkallë 1:25000 dhe emërtesë K-34-124-C-b (PËRPARIMI) (që shoqëron këtë tekst), përpiluar dhe botuar për herë të parë në vitin 1981 nga prof. Haki Preza, ish-pedagog në departamentin e Gjeodezisë të Universitetit Politeknik të Tiranës. 

Teksti shërben si material bazë në lëndën “Hyrje në hartografi” që zhvillohet në degën e gjeografisë të Universitetit të Tiranës. Por, për nga mënyra e trajtimit të përmbajtjes, ai u vjen në ndihmë edhe studentëve të degëve të gjeografisë, gjeografi-historisë, gjeodezisë, gjeologjisë etj., të universiteteve të tjera të vendit tonë e të trojeve shqiptare jashtë kufirit shtetëror.

Ky tekst, u vjen në ndihmë edhe   gjeografëve si udhëzues për zgjidhjen e detyrave e problemeve të ndryshme. Njëkohësisht, mund të shërbejë edhe për specialistët e shkencave të natyrës, inxhinierike dhe social-ekonomike.

Teksti “Hyrje në hartografi”, është rezultat i shfrytëzimit dhe përpunimit të një literature të gjerë bashkëkohore të vendit dhe të huaj, i eksperiencës së gjatë mësimdhënëse mbi 30 vjeçare si lektor i lëndëve hartografike në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe në Universitetin e Tiranës, por edhe i eksperiencës shumëvjeçare të institucioneve gjeo-hartografike të vendit tonë.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages336
ISBN9789928458100
Viti i botimit2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim