Harry Potter 6 dhe princi gjakperzier View larger

Harry Potter 6 dhe princi gjakperzier

Joanne K. Rowling BDI0087

New product

Përshkrim i shkurtër

Le ta themi që me të parën dhe nuk është thjesht entuziazëm! Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier është i shpejtë, nxitës, me një dramë të papërballueshme! Daily Mail "Çdo faqe përmban surpriza të reja. Është libri më dramatik dhe me tension më të madh nga e gjithë seria. E sigurt: fansat e Harry Potterit do të mbeten të mrekulluar." Independent on Sunday

More details

461 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9992759739

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

Libra të tjerë të serisë

More info

Në fund të vëllimit të pestë e lamë Harri Poterin të trazuar, vetëm, dhe me një peshë në zemër. Sirius Blekum, nuni i tij, vdiq. Fjalët e Albus Urtimorit për profecinë i kanë treguar edhe një herë, që nga beteja me Lord Fluronvdekjen e ndan vetëm një hap. Asgjë nuk është si më parë: lidhja e fundit me familjen e tij është prerë, madje edhe Hoguortsi nuk është më një strehë e sigurt si në vitet e mëparshme. Kurse Fluronvdekja është më i fortë se kurrë, më mizor, më i pamëshirshëm. Edhe vetë Harri e di që ka ndryshuar. Pasiguria dhe një ndjenjë pafuqie e pesë viteve të para i ka lënë vendin vendosmërisë dhe një këmbënguljeje ndryshe, prej të rrituri. Në vëllimin e gjashtë dhe të parafundit të aventurave të Harri Poterit, Rowling e pasuron skenarin me shenja, gjurmë dhe të fshehta të mrekullueshme, dyshime dhe të vërteta që nuk zgjidhen, por që shumojnë enigmat; personazhe të reja, magji të reja, por edhe zbulime të paditura për personazhe tashmë të njohura... në pritje të aktit të fundit.

Data sheet

pages500
ISBN9992759739
RedaktoriMariana Ymeri
Published year2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAmik Kasoruho