Nenshtrimi View larger

Nenshtrimi

Michel Houellebecq SB0018

New product

Përshkrim i shkurtër

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.

More details

898 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBNISBN 978 9928 4279 0 8

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Por tani, atij personazhit vanitoz, të lodhur e të lektisur, që endet dukshëm në veprat e Houellebecq (këtë herë me emrin Fransua, një profesor letërsie në Universitetin e Sorbonës), do t'i duhet të përshtatet me regjimin e ri islamik, i ardhur në pushtet pas zgjedhjeve presidenciale në Francë e që drejtohet tashmë nga Muhamed Ben Abesi, politika e së cilit po nis ta dizenjojë atdheun e tij me një mjedis krejt tjetër - norma, veshje, sjellje, martesë, të drejta, seks, familje, shkollim - nga ai që është mësuar deri tani profesori ynë. Laicizmi i shtetit dhe i shkollës, tashmë është një kujtim i largët, dhe vetë Fransua, një ateist i thekur dhe një ithtar i seksit të lirë, nuk ka shumë zgjedhje. A do të përshtatet ai me jetën e re? A do të pranojë ai t'i "nënshtrohet" regjimit të ri, të konvertohet në një ritualist mysliman dhe të përfitojë nga koha, si shumë kolegë të tij? Jeta e thërret për një flirt politik, historik, moral, fetar, ekonomik, seksual e psikologjik. Michel Houellebecq e lë në pezulli dhe të hapur përgjigjen, siç ia lë edhe librin lexuesit që të vendosë vetë: I gjykon apo i miraton autori ngjarjet e kohës? Që është një e ardhme. Por, jo e largët. Por, jo aq e pamundur. Sigurisht, nëse shkon përtej sarkazmës së veprës, dhe nëse lexon edhe rreshtat e bardhë të këtij autori të thukët.

Data sheet

pages240
ISBNISBN 978 9928 4279 0 8
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdit Dibra