Nga ana e princeshës së vdekur View larger
Pjesë nga libri

Nga ana e princeshes se vdekur

Kenizé Mourad DK0090

New product

Përshkrim i shkurtër

“Kjo është historia e nënës sime, princeshës Selma, lindur në një pallat të Stambollit…” Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN9789928136589
Viti i botimit2018

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës. E dënuar me mërgim, familja perandorake vendoset në Liban.

Selma, që ka humbur njëkohësisht edhe vendin e vet edhe të atin, do të jetë këtej e tutje “princesha me çorape të arnuara”.

Do të rritet në Bejrut dhe atje do të bjerë në dashuri për herë të parë, me një shef druz; një dashuri që merr fund shpejt. Atëherë Selma pranon të martohet me një raxha indian që s’e ka parë kurrë. Në Indi, do të kalojë nga salltanetet e maharaxhave, te ditët e fundit të Perandorisë britanike dhe te lufta për Pavarësi, të udhëhequr prej Gandit. Por edhe atje, si në Liban, mbetet “e huaja”. E papranuar prej një populli që ajo kishte nisur ta donte, ia mbath për në Paris. Atje do të gjejë më në fund dashurinë e vërtetë. Lufta do ta ndajë nga i dashuri, dhe ajo do të vdesë në mjerim, në moshën njëzet e nëntë vjeçe, pasi lind një vajzë: autoren e këtij rrëfimi. Për herë të parë, fundi i Perandorisë otomane na tregohet nga brenda pallateve... Ndodh rrallë që një libër të bashkojë në një mënyrë kaq intime zemrën me Historinë.

“Më vonë, shumë më vonë, - shkruan Kenizé Mourad, - desha të kuptoja kush ishte nëna ime. Duke pyetur ata që e kishin njohur, duke konsultuar libra historikë, gazeta të kohës dhe arkivat e shpërndarë të familjes, u përpoqa të rindërtoja kornizat e ndryshme të jetës së saj, të ngatërruara sot në mënyrë të pakthyeshme, dhe të jetoja ç’kishte jetuar ajo. Më në fund, që t’i afrohesha më shumë, që ta gjeja siç ishte vërtet, i besova intuitës dhe imagjinatës sime.”

 

Data sheet

Lloji i botimitPaper back
pages640
ISBN9789928136589
Shtëpia botueseRegards from the Dead Princess
Viti i botimit2018
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiDonika Omari
I ri1