Reduced price! Ora e Zooparkut View larger

Ora e Zooparkut

Zija Çela TO0276

New product

Përshkrim i shkurtër

Ora e Zooparkut" është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit. Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.

More details

4 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN 9789928235381

539 Lekë

-23%

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Thanë për librin

"Ashtu si veprimtaria e Ismail Kadaresë, që e ka mundësuar lirinë e mendimit në kohën e diktaturës më të egër, proza e Zija Çelës e ushqen kreativitetin e leximit në epokën e sotme të kulturës së popullarizuar të konsumit, ndoshta duke vërtetuar kështu faktin se letërsia ka qenë tradicionalisht mjeti më efikas i shqiptarëve për t'u rezistuar ideologjive totalitare, çfarëdo qofshin ato.

Me veprën e tij, Zija Çela arrin të krijojë një autoritet të ri, atë të lexuesit, duke iu kundërvënë jo vetëm dogmës së realizmit socialist, që synonte të parandalonte çdo shkëndijë të mendimit kritik te lexuesi, por duke u shkëputur edhe nga realizmi komercial, që e shndërron në konsumator pasiv lexuesin. Një përqasje e këtillë e autorit i shkon për shtat edhe raportit modern të lexuesit me letërsinë."

Lindita Tahiri

"Romani "Ora e Zooparkut" i Zija Çelës vjen në kohën e pjekurisë më të madhe letrare dhe artistike të autorit. Ai bëhet njëkohësisht dëshmi e niveleve të reja të letërsisë shqipe, e cila tashmë ka arritur ta tejkalojë fazën e tranzicionit me shkrimtarët e saj më të mirë dhe me vepra që prodhojnë stabilitet letrar e kulturor.

"Ora e Zooparkut" është shkrim i pastër letrar, monument artistik i ngritur me gjuhë dhe stil shembullor, me vizione të aktualitetit dhe një sintezë autoriale të përvojës së shkrimit.

Me këtë roman të Zija Çelës proza jonë arrin të bëhet prozë e gjithëpërfshirjes artistike, e transformimeve të mëdha narrative dhe e bashkëkohësimit subjektor, e qëndrueshmërisë artistike dhe depërtimeve të reja në fushën e ideve, në fushën e shprehjes artistike dhe të kultivimit të gjuhës.

"Ora e Zooparkut" është roman bashkëkohor në kuptimin më të mirë të fjalës. Është arritje e shkëlqyer e prozës shqipe."

Mehmet Kraja

"Me gjithë individualitetin e spikatur, nuk ndalet Zija Çela në kërkimet e tij. "Ora e Zooparkut", romani më i fundit, është një vepër tjetër e shkëlqyer, madje duke ardhur me zhvillime të reja autoriale. Të ngjan sikur kjo ngjeshje, ky surpres narrativ, gjuhësor dhe emocional kanë një burim të përbashkët.

Mund të hamendësoj se autori është ndodhur në një gjendje tjetërsoj, më të zymtë, më të trishtë, në një nga ato gjendjet e trishtim-kllapisë që e afrojnë njeriun me të Vërtetën e thelbit dhe me krijimtarinë e madhe.

Një rrëfim në vetën e parë, ashpërsisht realist, me trajektore gjithë zigzage kohore e hapësinore, por ku retrospektivat duken iluzionisht si vazhdim linear i rrëfimit. Romani "Ora e Zooparkut" është thellësisht modern, pa synuar që të jetë i tillë. Dhe ky është moderniteti i vërtetë."

Rudolf Marku

Data sheet

pages280
ISBN 9789928235381
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanPsikologjik
I ri1