Uliksi View larger

Uliksi

James Joyce ZEN0040

New product

Përshkrim i shkurtër

Megjithë përthyerjet që pëson gjatë përkthimeve (dhe natyrisht çdo përpjekje për t'i konvertuar dredhitë idiosinkratike të Joyce - it nuk shkojnë larg) Uliksi ka patur në letërsi një efekt që s'mund të krahasohet.

More details

1110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
Viti i botimit2003

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Nga njëra anë ai shfaqet si monument i palexueshëm dhe i errët, diçka që vetëm një elitë intelektuale rreket ta shfrytëzojë për të shtuar madhështinë e vet; dhe nga ana tjetër, libri ka kapur tregjet dhe është shndërruar në kulturë popullore, që e tregon fare hapur.Një sajesë letrare, punë asgjë veç disa fjalëve e gërmave në një libër, 16 qershori njihet në mënyrë globale si "Bloomsday"; njihen festime dhe mbledhje, disa në formë kulti e përnderimi, disa me përqeshje, disa plot me komercializëm të trashë. Tek Uliksi gjejmë po ato shqetësime të vjetra njerëzore: familja, përkujdesi, konflikti, beteja apo pushteti, rrënimi, zija, vetmia, mashtrimi, të gjitha të paraqitura aq vrullshëm te Odiseja, asgjë e re nën këtë diell. Por Joyce - i ofroi trajta të çuditshme, variacione të habitshme të kësaj asgjëje të re. Ajo që duket si roman u shndërrua në një seri metamorfozash të gjendjes, perspektivës, të stileve, ngjyrimeve tematike. Është bazuar në një epikë klasike, përmban pasazhe lirike, forma dramatike, është i mbushur me parodi, imiton teknikat muzikore dhe kërkon një vëmendje ndaj detajit që në përgjithësi aplikohet vetëm për poezinë. Joyce u përpoq të arrinte më afër asaj që ndodh në mendjet tona duke rafinuar teknika tradicionale në atë që asokohe u quajt monolog i brendshëm, një lloj lexim - mendimi i verbalizuar, me të gjitha rastësitë e subjektivitetit, frazat e hedhura rëndom, sfida ndaj rendit logjik apo ndaj strukturës gramtikore të fjalisë. Jo gjithçka që na kalon në mend është e denjë dhe kuptimplote.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages693
Viti i botimit2003
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI dytë
PërkthyesiIdlir Azizi