Reduced price! Odisea View larger

Odisea

Homer BO0062

New product

Përshkrim i shkurtër

“Odiseja” u krijua, ndoshta, rreth shekullit të 8-të para Krishtit. Në 12.110 vargjet e saj, ajo tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (të quajtur Uliks në latinisht), hero grek dhe mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë. Libri vjen në shqip falë punës mjeshtrore të Pashko Gjeçit

More details

13 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789994342037

1 350 Lekë

-10%

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mbi librin

"Odiseja" u krijua, ndoshta, rreth shekullit të tetë para Krishtit. Në 12110 vargjet e saj, ajo u tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (të quajtur Uliks në latinisht), hero grek dhe mbret i Itakës, në Greqinë Perëndimore. Pas rënies së Trojës, Odiseja detyrohet të endet për dhjetë vjet derisa kthehet në shtëpi te gruaja e tij, Penelopa, në Itakë.

Ndryshe nga "Iliada", ngjarjet e së cilës janë vendosur kryesisht në Trojë dhe tregohen me një narracion të drejtë, "Odiseja" ka shumë ndryshime të skenës dhe një subjekt kompleks. Skenat e saj variojnë nga Troja në Egjipt, në Arikën e Veriut, Peloponez, Itakë dhe Mesdheun Perëndimor.

Narracioni fillon, kronologjikisht, afër fundit të historisë, dhe ngjarjet e mëparshme shpalosen në poemë më vonë (njëlloj si në teknikën moderne të rikthimit). "Odiseja" është një nga historitë më të mëdha të të gjitha hohërave. Ka pasur një ndikim të fortë në letërsinë europiane të mëvonshme, veçanërisht në epikën e Rilindjes (shekulli i XIV - XVl).

Sipas skemës së Homerit për "Odisenë", u zhvillua një praktikë standarde e fillimit të një vepre epike me një ngjarje nga mesi ose fundi i historisë. Ngarjet e mëparshme tregohen më pas në një moment të përshtatshëm gjatë rrëfimit. Një ekzemplar i mrekullueshëm i shekullit të XX - të, me temë nga Odiseja, është romani "Uliksi" i shkrimtarit irlandez Xhejms Xhojsi.

Koment nga Ismail Kadare

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."

Data sheet

pages456
ISBN9789994342037
Shtëpia botueseOnufri
Published year2006
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim
PërkthyesiPashko Gjeçi
RomanSagë&Histori