Stalingradi View larger

Stalingradi

Vasily Grossman A-006301

New product

Përshkrim i shkurtër

Stalingrad, shkruar nga autori Vasily Grossman, është një histori mbi betejën e ndodhur në qytetin e Stalingrad gjatë luftës së dytë botërore. Grossman ka arritur të përshkruajë me një stil origjinal atë që konsiderohet si një nga luftërat më makabre. Vlerësuar si "lufta dhe paqja" e shekullit të 20-të, kjo vepër është një dëshmi e pasur mbi realitetin e Europës lindore, treguar nëpërmjet një larshmërie të pasur detajesh dhe faktesh.

More details

498 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN9789928062857

2 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në vitin 1944 Grossmani së bashku me Ilia Erenburgun botoi “Libri i Zi”, vepër mbi përndjekjet dhe krimet e nazizmit ndaj komunitetit hebre. Kur u botua pati jehonë, më pas kjo vepër u kritikua nga personalitete të rëndësishnme ruse, dogmatikë të letrave ruse, që i shërbenin me zell regjimit të Stalinit, dhe që në një farë shënon fillimin e linçimit nga regjimi. Libri i Zi është fillesa dhe bazamenti i strukturës së veprës monumentale “Stalingradi”.

Grossmani është autor i shumë romaneve dhe tregimeve. Në vitin 1964 shkroi “Jeta dhe Fati”. Për shkak të kësaj vepre e të tjerave, pavarësisht se nuk e arrestoi, KGB-ja bastisi shtëpinë e Grossmanit dhe sekuestroi mijëra faqe me dorëshkrime, shënime dhe dokumenta, madje edhe shiritin e makinës së shkrimit me të cilën ai kishte punuar. Grossman vdiq në vitin 1964.

 

***

“...dilogjia ‘Stalingradi’ ka shumë të përbashkëta me “Lufta dhe paqja”. Të dy romanet përmbajnë reflektime të përgjithshme mbi historinë, politikën dhe filozofinë. Të dy janë ndarë mes rrëfimit jetës ushtarake dhe civile... por Grossman-i, në dallim nga Tolstoj, ka jetuar në mes të luftës që përshkruan”.

“Stalingradi” është midis shumë veprave të tjera një akt homazhi. Ai shkruan për ata që vdiqën në shumë beteja të vogla të muajit të parë të luftës, ishin burra që pasi mësuan se ishin pa shpresë, më të pakët në numër, luftën edhe me më shumë forcë. Ata janë heronjtë e periudhës së parë të luftës. Shumë prej tyre janë pa emër dhe nuk e kanë ende një varr.

 

REVIEW

Vasily Grossman punoi si korrespondent lufte në vijën e parë të frontit pothuaj gjatë katër viteve të luftës sovjeto-gjermane. Fletoret e tij të shënimeve të kohës së luftës përmbajnë biografi të qindra individëve, dialogë, njohuri të shumta dhe vrojtime të të gjitha llojeve. Mbi këto materiale është ndërtur “Stalingradi” dhe. kjo i jep romanit një vitalitet të madh dhe cilësi të sigurt demokratike

_ R. Chandler

 

 

 

Data sheet

Lloji i botimitHardcover
pages1069
ISBN9789928062857
Shtëpia botueseStalingrad
Published year2020
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArtan Meçi
RomanSagë&Histori
I ri1