Reduced price! Kur prek lumturine View larger

Kur prek lumturine

Sveva Casati Modignani A-004036

New product

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994305919

924 Lekë

-23%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Kalojmë shumë kohë duke ndjekur ëndrrat që na rrëshqasin nga duart, një lumturi që nuk e arrijmë dot. Pastaj ndodh që më e mira e jetës të na shfaqet në një çast të vetëm, ndoshta në magjinë e një takimi të beftë. Si ai i Lorencos me Fiamën, të befasuar nga një dashuri që ndoshta as ata nuk mendonin se mund t'u ndodhte. Lorenco Peregoja, burrë miklues e me kulturë, jep mësim lëndën e gjeografisë ekonomike në një shkollë profesionale të Milanos. Ai mund të zgjidhte një institut më me emër, por mësimdhënien e ka pasion dhe të ndihmojë të rinjtë e talentuar në një realitet të ashpër e shpesh zhgënjyes përbën një sfidë që e entuziazmon dhe e pasuron shpirtërisht. Nuk ka një familje të vetën, por siç i pëlqen ta përsërisë shpesh, nxënësit i ka si fëmijët e tij. Fiama Morinoja nuk i ka mbushur ende të dyzetat dhe është nënë e dy bijave që i adhuron, fryt i një martese të gabuar. Është drejtore e botimeve të një shtëpie të vogël botuese, që e ka themeluar së bashku me mikun e saj më të mirë, i cili, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë. Ndërsa shtëpia botuese pëson një ndryshim të beftë nga drejtuesit me të cilët Fiama nuk është në një mendje, ajo është gati të bëjë gjithçka për ta mbrojtur atë e për të vazhduar, si përherë, me kujdesin dhe dashurinë me të cilat u përkushtohet ngaherë autorëve të saj. Lorencoja dhe Fiama: profesori dhe gruaja e librave. Nëpërmjet përvojës së tyre shohim një përthyerje të Italisë së sotme - kriza e shkollës dhe e ekonomisë, por edhe njerëzit me shpirt iniciative, të gatshëm për t'i përveshur mëngët e që janë të vendosur për të mos u dorëzuar. Duke përshkruar jetët e të dyve, që fati do t'i ndërthurë pikërisht falë një libri, zbulojmë një dashuri që arrin t'i shpërblejë për gjithë ato përvoja të vështira që kanë kaluar e t'ua shërojë plagët. E kështu, Lorencoja dhe Fiama arri në ta prekin lehtas me gishta lumturinë që meritojnë.

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages420
ISBN9789994305919
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGeverina Muzhaqi
RomanRomancë&Pasion
I ri1