Kafe e hidhur

Simonetta Agnello Hornby A-001596

New product

Përshkrim i shkurtër

Autorja italiane nga Sicilia Simonetta Agnello Hornby vjen per here te pare para lexuesit shqiptar me nje histori dashurie qe shtrin kohenzgjatjen ne 20 vjet takime, ndarje, zhgenjime dhe serish bashkime. Nje raport mes nje djali te pasur dhe qejfli ne moshen 35 vjecare dhe nje vajze te varfer qe vjen nga nje familje socialiste. Keto histori i gjejme rendom edhe ne ditet tona ne shoqerine shqiptare prandaj kemi se cfare te mesojme

More details

503 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994305520

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Sytë e mëdhenj dhe të thellë në formë bajameje, fytyra me tipare të rregullta, flokët e dendur ngjyrëgështenjë: bukuria e Marisë është nga ato që e magjepsin atë që hedh sytë mbi të, pikërisht ashtu siç i ndodhi Pietro Salës - që bie në dashuri me të me shikim të parë dhe kërkon dorën e saj pa pyetur për pajën - dhe, në mënyrë më pak të dukshme, mikut Xhozue, që është rritur nga babai i saj, dhe që Maria e konsideron një farë vëllai të madh.

Maria është vetëm pesëmbëdhjetë vjeçe, Pietroja tridhjetë e katër; ai është një qejfli i pasur, të cilit i pëlqejnë udhëtimet, bixhozi dhe femrat; ajo rrjedh nga një familje socialiste me ideale të mëdha, por me mjete të kufizuara.

Megjithatë, martesa me Pietron rezulton një zgjedhje e lumtur: jashtë mureve të shtëpisë Maria zbulon një kuptim më të gjerë të jetës, një liri të jetuari që përkon me një perceptim të thellë të së drejtës për të pëlqyer dhe për t'u pëlqyer. Nëpërmjet erosit, vjen për të njohja e vetes dhe e dëshirave të veta, si edhe hapja ndaj të bukurës dhe ndaj një ndjenje shumë personale të drejtësisë.

Gjatë një pushimi në Tripoli, Maria zbulon edhe se nga çfarë përbëhet marrëdhënia, që deri atëherë në errësirë, e kishte lidhur me Xhozuenë. Fillon një histori e zjarrtë dashurie që mbulon më shumë se njëzet vjet takimesh, ndarjesh, kuvendesh të fshehta në pritje të një paqeje të re.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages200
ISBN9789994305520
RedaktoriKlodiana Metani
Published year2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Beshaj
RomanSagë&Histori
I ri1