Kejt Dagllas Uigin BDR057
New product
"Rebeka" e shkrimtares Kate Douglas Uigin është një roman klasik amerkan për të rinjte që tregon historinë e njëmbëdhjetëvjeçares Rebeka Randall, e cila lë fermën e saj për te jetuar me tezet, gra të pamartuara dhe për t'u bërë një vajzë e arsimuar. E varfër për nga origjina, Rebeka është një fëmijë simpatik që për të shprehur ndjenjat e saj, shpeshherë thur vargje poetike.
48 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Dritan | |
ISBN | 9789995621377 | |
Viti i botimit | 2010 | |
Tezet e kujtojnë me përbuzje babain e saj, i cili me vdekjen e tij, la pas gruan me shtatë fëmijë dhe mbi të gjitha një borxh të madh dollarësh. Rebeka, me shqetësimin që i lexohet në sy në lidhje me jetën e saj të re, përballet shpejt me rregullat e ngurta të teze Mirandës, e cila nuk e duron dot një femijë kaq të lëvizshëm. Por, nga ana tjetër ajo e kupton se qëndrimi me tezet është edhe një mundësi për të krijuar shanse më të mira në jetë. Shpejt, ajo fiton mbi tezen e saj të ftohtë e mbi gjithë qytetin. Me natyrën e saj të çiltër dhe sjelljen e gjallë Rebeka përballet me shumë sprova në jeten e saj të re dhe me kalimin e viteve shndërrohet në zonjëzën që askush nuk e priste, prandaj dhe me energjinë e shpirtit te saj të pathyeshëm ka pushtuar zemrat e mijëra lexuesve kudo në botë.
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 240 |
ISBN | 9789995621377 |
Viti i botimit | 2010 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |