Jane Austen TO0209
New product
Ky roman sjell një histori dashurie, nga më të bukurat e letërsisë angleze. Pena e përsosur e Xhejn Ostenit e tërheq lexuesin në një univers që i përket po aq të kaluarës sa edhe të tashmes, në një shoqëri ku ballafaqohen materializmi dhe ndjeshmëria, qenia femër dhe mashkull, e vërteta dhe gënjeshtra.
14 Items
Shtëpia Botuese | Toena | |
Fletët | 82 | |
ISBN | 9789994313068 | |
Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta. Jo vetëm ka ardhur koha që femrave t’iu ofrohen të njëjtat mundësi si meshkujve, por dhe që të shpërblehet merita personale. Pyetja që shtrohet në roman është: “Si duhet zgjedhur bashkëshorti, për para apo me dashuri?” Ajo që duhet ta zgjidhë këtë dilemë, është heroina e saj, vajza inteligjente, me humor e botë të pasur dhe mbi të gjitha me kërkesa. Vajza që ia njeh vlerën vetes dhe që nuk pranon të jetë viktimë e kompromiseve monetare, por do ta ndërtojë jetën me një bashkëshort që mund të quhet shok. Dhe ajo është Elizabeta Benet.
Lloji i botimit | Hard Copy |
Fletët | 82 |
ISBN | 9789994313068 |
Shtëpia botuese | Toena |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Statusi | I ri |
Përkthyesi | Enit Steiner - Karafili |
Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.
Jane Austen dhe vepra e saj Krenari dhe paragjykime nuk janë vetëm një prurje e re në shqip për lexuesit, por edhe një margaritar në arritjet më të mira të letërsisë së huaj në gjuhën tonë. Ky roman është një mundësi interesante për të njohur Anglinë e asaj kohe dhe personazhet e saj
Katerina është një vajzë fshati, paksa e hirshme, jo edhe aq mendjehollë dhe pa asnjë dhunti artistike. Me heroinën e saj të këndshme dhe mbresëlënëse, "Abacia e Northangerit" mbetet një nga romanet më të parezistueshme të Xhejn Ostinit.
Jane Austen dhe vepra e saj Krenari dhe paragjykime nuk janë vetëm një prurje e re në shqip për lexuesit, por edhe një margaritar në arritjet më të mira të letërsisë së huaj në gjuhën tonë. Ky roman është një mundësi interesante për të njohur Anglinë e asaj kohe dhe personazhet e saj
Një nga historinë më të bukura të letërsisë angleze vjen në këtë botim i përshtatur për lexuesit e vegjël nga Fiern Siegel