I ngërthyer nga ti View larger

I ngerthyer nga ti

Sylvia Day BOM0005

New product

Përshkrim i shkurtër

Sylvia Day është autore me famë ndërkombëtare e më shumë se njëzetë romaneve që kanë fituar çmime, të shitur në më shumë se dyzetë vende të botës. Ajo është autore që ka zënë vendet e para të klasifikimeve në më shumë se njëzetetetë vende, me dhjetëra miliona kopje të shitura. Seria e saj “Crossfire” është përshtatur për televizion dhe të drejtat i ka marrë “Lionsgate”.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMSCA-1
ISBN9789928132604

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

Libra të tjerë të serisë

More info

Fragment nga libri

Gidioni më quan engjëllin e tij, por ai vetë është mrekullia e jetës sime. Luftëtari im i bukur, i plagosur, tejet i vendosur për të shkatërruar djajtë e jetës sime, ndërkohë që nuk pranon të përballet me të vetët.

Betimet që shkëmbyem me njëri-tjetrin duhej të na kishin lidhur më fort nga ç'të lidh mishi e gjaku. Përkundrazi, ato thjesht hapën plagët e vjetra, shpërfaqën dhimbjet e pasiguritë dhe nxorën armiqtë e përbetuar nga hijet ku ishin fshehur.

Unë ndieja se si më rrëshqiste ai nga duart që e kishin shtrënguar fort, se si frikat e mia më të mëdha bëheshin realitet, se si përballej dashuria ime me sprova, për të cilat nuk isha e sigurt se kisha forcën e mjaftueshme që t'i përballoja.

Në kohën më të ndritshme të jetës sonë, errësira e së shkuarës së tij ndërhyri mes nesh dhe kërcënoi gjithçka për të cilin kishim punuar aq fort. Gjendeshim përballë një zgjedhjeje të tmerrshme: siguria e njohur e jetëve që kishim jetuar përpara se të njiheshim me njëri-tjetrin, apo lufta për të ardhmen, që befas dukej si një ëndërr e pamundur dhe e pashpresë...

Data sheet

pages428
ISBN9789928132604
Shtëpia botueseOMSCA-1
Published year2015
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMeril Orti