Pusulla dashurie View larger

Pusulla dashurie

Cecelia Ahern A-006355

New product

Përshkrim i shkurtër

Ata që e kanë dashuruar romanin “P.S. Të dua”, kanë pritur me ankth vijimin e historisë së Olit dhe tashmë, “Pusulla dashurie” është në duart e tyre. Edhe në çastet e mbrame, njeriu gjen lumturinë në dashurinë e të shtrenjtëve të vet.

More details

501 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928310521

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mallëngjyes dhe shpresëdhënës, ky vijim i mrekullueshëm do të na rrëfejë për udhën e re që ndërmerr Oli drejt zbulimit të vetes. Kanë kaluar shtatë vjetësh që nga humbja e bashkëshortit dhe ajo ka gjetur më së fundi pakëz qetësi.

Tani që ka një punë të re dhe një njeri i veçantë është bërë pjesë e jetës së saj, është plotësisht e vendosur që ta hedhë të shkuarën pas krahëve dhe të shohë përpara, vetëm përpara. Por teksa zbulon që historia e letrave të Xherrit ka frymëzuar lindjen e një shoqërie të çuditshme, të quajtur pikërisht “P.S. Të dua”, kujtimi i çasteve më të dëshpëruara kanoset ta përfshijë sërish në kthetrat e trishtimit.

Vetëm pasi pranon të ndihmojë anëtarët e shoqërisë “P.S. Të dua” për t’u dhënë lamtumirën e fundit njerëzve të tyre të shtrenjtë, ajo do të kuptojë se çfarë dëshiron në të vërtetë.

Kështu do të zbulojë kuptimin e njëmendtë të fjalëve “kujtim”, “e shkuar”, “dashuri”. Dhe mbi të gjitha “e ardhme”. Pesëmbëdhjetë vjet pas “P.S. Të dua”, historia e Olit pasurohet me një kapitull të ri.

REVIEWS

Një histori e mrekullueshme, mallëngjyese dhe e mbushur me shpresë, që me siguri do t’i përlotë lexuesit por do t’u ngrohë dhe zemrat.

Irish Indipendent

Prekës, plot humor... një libër që i thotë po jetës. Ahern shkruan me sinqeritet dhe empati.

Irish Times

Një libër që eksploron një prej ndjenjave më themelore të përvojës njerëzore, me ngrohtësi, humorizëm dhe pasion.

Sunday Indipendent

 

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages335
ISBN9789928310521
Shtëpia botuesePostcript
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiOriana Tamburi
RomanRomancë&Pasion
I ri1