More info
Gjatë një nate tipike të Palestinës nën sundimin britanik, Elisha i ri mediton për vrasjen që duhet të kryejë në mëngjes. Elisha, i mbijetuar i Aushvicit dhe Buhenvaldit, ka humbur gjithçka, përfshi edhe familjen, mësuesin e Kabalës dhe një pjesë të fëmijërisë. I vendosur në Paris ku kërkon të kuptojë të pabesueshmen gjatë kurseve të filozofisë në Universitetin e Sorbonës, rekrutohet nga Gadi, emisari i një grupi terrorist sionist, i cili synon të dëbojë britanikët nga vendi që e cilëson si djepin kombëtar të popullit hebre. Elisha anëtarësohet në këtë grup dhe merr pjesë në operacione terroriste, duke urryer armikun e duke u rreshtuar kështu në anën e kundërt të judaizmit tradicional... Tani, ka ardhur dita që ai vetë të kryejë një vrasje të vërtetë...