Ana Karenina View larger

Ana Karenina

Lev Tolstoi NER0005

New product

Përshkrim i shkurtër

Madhështia e kësaj vepre nuk ka nevojë për tekst dhe as përshkrim. Thjeshtë, Ana, të cilën duhet ta lexojë çdo njeri që frymon dhe mendon, si një prej etaloneve rrezatuese të artit të fjalës

More details

12 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

NERAIDA
ISBN9789995668969

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rreth librit

"Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat" - kështu e nis Tolstoi veprën e tij madhështore, “Ana Karenina”.

Romani ndahet në tetë pjesë. Në fillim, autori na prezanton me Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, "Stiva", një aristokrat moskovit, i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna, e cila ka zbuluar se burri e tradhtonte me guvernanten franceze.

Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij, kështu që thirri të motrën, Ana Arkadjevna Karenina, nga Petërsburgu, për ta bindur të shoqen të qëndrojë. Ndërkohë, shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dimitieviç Levin, arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Darjas, Kitit, e cila e refuzon sepse është dashuruar me Kont Aleksei Kirilloviç Vronskin, i cili, nga ana e tij, nuk ka asnjë synim të martohet me Kitin.

Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva pret të motrën, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet me të. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana, për fat, arrin të bashkojë të vëllanë me gruan e tij dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.

Ana, e zemëruar se mund të prish marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petërsburg. Vronski niset për në Petërsburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër, Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj, Aleksei Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri, Sergei.

Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit është përkeqësuar për shkak të xhelozisë. Pas kthimit në Petërsburg, Vronski vazhdon ta ndjek Anën. Ajo në fillim mundohet ta largojë, por mposhtet nga dashuria për të dhe mbetet shtatzënë.

Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh. Gjatë garës, kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit. Karenini e kërcënon Anën se nuk do ta lejojë të shikojë të birin nëse nuk ndahet nga Vronski. Ana lind një vajzë dhe largohet me Vronskin në Europë. Marrëdhënia mes Anës dhe Vronskit fillon të ftohet dhe ata vendosin të kthehen në vendin e tyre, por Ana xheloze niset më herët drejt stacionit hekurudhor, ku vret veten.

Data sheet

pages632
ISBN9789995668969
Published year2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiJorgji Doksani
RomanSagë&Histori