Atentatorja View larger

Atentatorja

Yasmina Khadra BOT0022

New product

Përshkrim i shkurtër

Një grua e re hedh veten në erë mes një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës.

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789995611880
Viti i botimit2010

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Goxha pas mesnate, si është kthyer në shtëpi, e thërrasin të paraqitet me ngut në spital për të këqyrur trupin e capërlyer të kamikazes. Doktorit i rrëshqet toka nën këmbë: gjendet para gruas së tij.

Si të pranosh të pamundurën, të kuptosh të pamendueshmen, të zbulosh se për vite me radhë ke jetuar njësh me një njeri për të cilin s'paskëshe ditur më kryesoren? Për ta ditur, duhet të hysh në urrejtjen, gjakun dhe luftën e dëshpëruar të popullit palestinez...

Thanë për librin:

"Human në mënyrë të mrekullueshme... Atentatorja e merr pjesën më të madhe të forcës së saj në daljen nga binarët e romanit, dhe lëshimin në fushën e krijimit politik. Çdo ide e shprehur, çdo veprim që ndodh është i ngulitur thellë në karakterin, kompleksitetin, paqëndrueshmërinë dhe elementet kontradiktore të natyrës njerëzore."

Chicago Tribune

"Si një tregim, njëherësh i dhimbjes së thellë dhe zhgënjimit, Atentatorja është gjithashtu një meditim mbi vlerën e jetës."

USA Today

"Ngulitës dhe emocionues... Përshkrime grafike të tmerreve në përballjet e përgjakshme, si dhe të brutalitetit që mbizotëron në sakrificat e kryera për "kauzën"."

The Washington Times

"Trimëror ... Atentatorja është në kulmin e tij kur Khadra eksploron me shtigjet dhe kthesat e reja që merr mendja e torturuar e Xhafarit, teksa hyn brenda shpirtit të tij... Kadra pikturon shkëlqyeshëm karakterin e një njeriu të copëtuar nga ekstremizmi dhe tronditja ekstreme sociale."

The Washinton Post Book World

"Romani është një bombë e vogël... Yasmina Khadra ushtron kontroll të plotë mbi tregimin e tij. Analiza psikologjike e personazheve të tij është e paarritshme... Atentatorja, romani i tij më i mirë, është diçka e detyrueshme për t'u lexuar."

Paris Match

"Origjinal dhe në kohën e duhur."

The Seattle Times

"Kadra është një shkrimtar i talentuar me dhuntinë e krijimit të personazheve figurative evokuese."

The Miami Herald

"I thellë dhe përfshirës... Khadra na zhvendos me shkathtësi dhe mprehtësi përmes fazave të ndryshme të kundërpërgjigjes së Xhafarit."

New Statesman

"Me aftësi përshkruan tensionet dhe diferencat midis kushteve të jetesës së arabëve dhe izraelitëve në Izrael."

The Wall Street Journal

"I fuqishëm dhe tërheqës... Atentatorja është një histori detektivësh por pa detektivë, i mbushur me dhimbjen e egër që ka goditur botën islamike."

Booklist

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages310
ISBN9789995611880
Shtëpia botueseBota Shqiptare
Viti i botimit2010
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Belo