Reduced price! Ne jemi pafundësi View larger

Ne jemi pafundesi

PE0164

New product

Përshkrim i shkurtër

Kritikët e kanë cilësuar si një libër realist për adoleshentët, dhe një libër nostalgjik për të rriturit.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI

616 Lekë

-23%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Romani “Ne jemi pafundësi” i autorit amerikan Stephen Chbosky është romani i tij i parë, botuar më 1999, është romani që rrëfen rritjen e njeriut, kalimin dhe përballimin e fazës së vështirë të adoleshencës, periudhës kur njeriu ndeshet me vështirësitë e para të jetës, kur fillon të formojë karakterin, mënyrat e përballjes me të tjerët dhe veten, shqetësimet e ndryshme të personalitetit që mund të shpien në degradimin shpirtëror dhe moral të të rinjve.

“Ne jemi pafundësi” është historia e Çarlit, një djaloshi 14-15 vjeçar në vitet ’90-të, i ndrojtur, introvers, shumë më i zgjuar për moshën që ka, e megjithatë ai mbetet në hije e mënjanohet nga shoqëria. Subjekti dhe historia zhvillohen në formë epistolare, Çarli i shkruan letra një të panjohuri, letra në të cilat i rrëfen për jetën e vet, të familjes dhe shokëve që e rrethojnë. Në përballjet e tij me drogën, me dhunën, me emargjinalizimin,  bashkëudhëtare do t’i jenë muzika, librat, kinemaja.

Një nga vlerat e këtij librit qëndron në faktin se shërben thuajse si një udhëzues, si një referencë për shumë titujt të tjerë librash, të këshillueshëm për moshat rinore, titujt këngësh e grupe të ndryshme muzikore, filma me një ndikim të madh në fushën e kinematografisë.

Disa vite më vonë, më 2012, vetë autori do të bëhet dhe regjisori i filmit me një të njëjtin titull “Ne jemi pafundësi” (The perks of being a wallflower) me aktorët e rinj Logan Lerman, Ezra Miller dhe Emma Watson. 

Data sheet

pages244
Shtëpia botuesePegi
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
PërkthyesiIlir Baçi