Ftesë në studio View larger

Ftese ne studio

Ismail Kadare BO0132

New product

Përshkrim i shkurtër

"Ftesë në studio" është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol.

More details

192 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
ISBN9789992759348
Viti i botimit2005

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Botuar me një tirazh prej 30.000 kopjesh, vetëm disa muaj para ikjes së autorit nga Shqipëria, kjo vepër nuk arriti të ndalohej veçse përgjysmë.

"Ftesë në studio" është një pasqyrë e saktë se gjer ku kishte shkuar mendimi i përparuar shqiptar në fillim të vitit 1990.

Për lexuesin e sotëm duket gati e pabesueshme se si një libër i tillë, ku nuk ka asnjë gjurmë robërie, mund të jetë shkruar e botuar në regjimin komunist.

Gjatë leximit të veprës lexuesit i krijohet përshtypja se komunizmi ka rënë në Shqipëri. Ndonëse shumë faqe të këtij libri kanë qenë nxjerrë nga shënime të hershme, pjesa kryesore e tij u shkrua në fund të vitit 1989 e në fillim të vitit 1990. Në pranverë të atij viti, pas një letërkëmbimi zhgënjyes me presidentin Ramiz Alia, vendimi për ta lënë Shqipërinë ka qenë shtysa kryesore për ta mbaruar me ngut librin.

Ky vendim ka kushtëzuar njëfarë fryme lamtumire dhe ndarjeje nga lexuesi shqiptar, ndarje, që ndonëse përpiqesha ta besoja si të përkohshme, kishte ditë kur më dukej se mund të ishte e gjatë.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages232
ISBN9789992759348
Viti i botimit2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim