Amerika View larger

Amerika

Jean Baudrillard ZEN0026

New product

Përshkrim i shkurtër

Lexo Amerikën të zbulosh të nëndheshmen e një kontinenti përrallash. Të qasësh një tjetër univers, një tjetër kohë, një tjetër botë. Të rrokësh imazhet e një utopie të çuditshme që, pa reshtur, përkundet mes ëndrrës dhe realitetit. Me një Jean Baudrillard si udhërrëfyes dhe mentor, Amerique, ose tekstili i vërtetë i modernitetit.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Zenit
ISBN9789995671785
Viti i botimit2009

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Amerika e filozofit francez, Jean Baudrillard është një analizë e mprehtë e shoqërisë amerikane. Jean Baudrillard-i e shkroi librin në mesin e viteve '80, atëherë kur ky vend jetonte në një vorbull sociale kaotike, dëgjohej një muzikë e çuditshme diskoteke, njerëzit filluan t'i kushtojnë më shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe shtuan radhët në dyert e palestrave dhe të salloneve të bukurisë, kur sëmundja e shekullit XX po tmerronte një pjesë të popullsisë... Në këtë moment, Baudrillard-i përshkruan Amerikën. Vepra e tij nuk është një studim i mërzitshëm, i mbushur me terma që vetëm një lexues i kultivuar mund t'i kuptojë. Nëpërmjet një udhëtimi përmes kontinentit, Baudrillard-i rendit dhe analizon me mendjen të ftohtë të një intelektuali francez gjithë problemet e kësaj shoqërie. Ai rrëfen për dhunën e perëndimit të egër, për muzikën xhaz, për shkretëtirat e jugperëndimit, dritat e neoneve të moteleve, njerëzit që konsumojnë ushqim duke ecur apo në pritje të semaforit, qytetin e Nju Jorkut që është shndërruar në një klinikë gjigante operacionesh plastike e shumë më tepër. Baudrillard-i e sheh Amerikën si simbolin e pastër të asaj që e cilëson si kultura hiper reale e epokës postmoderne. "Amerika" është një titull që përdoret për herë të dytë nga Baudrillard-i, rreth 60 vjet pas romanit të Franc Kafkës "Amerika, njeriu i humbur". Këtë libër e shkroi në një moment kur kishte arritur pjekurinë e tij si filozof i shkencave sociale.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
pages131
ISBN9789995671785
RedaktoriOrgest Azizi
Viti i botimit2009
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBalil Gjini