Hëna e Shqipërisë

Ben Blushi UE0129

New product

Përshkrim i shkurtër Më shumë pabarazi ekonomike, më shumë radikalizëm politik, më shumë ekstremizëm fetar (të krishterë dhe myslimanë) më shumë nacionalizëm dhe më pak rëndësi e peshë ndërkombëtare. Përgjithësisht një vend i mërzitshëm pesimistësh. "Ngjarjet e mëdha do të jenë me pakicë", thotë Ben Blushi në librin që mund të lexohet si një "Shqipëria ç'do të bëhet" e ditëve tona, por që përndryshe asaj të shkruar vite më parë prej Sami Frashërit, nuk ka brenda asnjë fije romantizëm dhe ndoshta për këtë është titulluar "Hëna e Shqipërisë".

More details

19 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët300
ISBN97899284181
Viti i botimit2014

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Hëna në librin e Blushit simbolizon pesimizmin dhe libri shkon në këtë frymë, edhe pse Blushi bën në fund një kthesë dhe ndoshta kritikë edhe për veten. "Pesimizmi është i ngjashëm me diabetin. Ai është një sëmundje që e mpin nevojën për ndryshim. Është si diabeti për trupin e njeriut. Prek të gjitha shqisat, duke zvogëluar shpejtësinë e reflekseve dhe kalbur ngadalë", shkruan ai. Por eseja e Blushit, është më realiste sesa metaforat dhe figurat mbi pesimizmin. Ai bën një përshkrim të detajuar të asaj që është sot Shqipëria. Një vend në krizë, që sipas tij do të vijojë gjatë me një politikë të paaftë për të bërë reforma dhe të lidhur fort me biznesin, saqë siç shkruan ai, është e pamundur tashmë të dallosh se cili është politikani dhe cili është biznesmeni. Edhe pse nuk ka ndonjë referencë apo përmendje, libri qartazi reflekton edhe mospajtimin me qeverinë e Edi Ramës. Ajo shihet e paaftë të ndalojë pabarazinë që thellohet e që sipas autorit do të bëjë që shqiptarët e pasur dhe fëmijët e tyre të kenë më shumë në të ardhmen e të varfërit të jenë më të varfër. Një diferencë që do të theksohet në arsimim dhe do të prodhojë shtresa të margjinalizuara që do të shtyhen drejt ekstremeve fetare e nacionaliste. Nuk bëhet fjalë për fraza të nxjerra prej meditimit. Autori ka referenca për ndryshimet sociale dhe statistika nga institucione ndërkombëtare që tregojnë se si përkeqësohen treguesit socialë të vendit. Libri nuk kursen askënd dhe dikush mund ta shohë edhe si një pasqyrë ku mund të shohim veten në të ardhmen (dhe të sotmen), sigurisht nëse gjërat nuk ndryshojnë prej atyre rastësive historike të cilave në të ardhmen u referohemi me sikur. "Sikur Enver Hoxha të ishte dashuruar në Francë, komunizmi shqiptar nuk do kishte qenë aq i përgjakshëm", thuhet ndër rreshtat e librit, duke perifrazuar disa paragrafë që Blushi ia kushton pikërisht paparashikueshmërisë së të ardhmes. Libri në fillim mund të duket një përshkrim futurist. Një nisje prej fantashkence edhe pse i referohet disa prej parashikimeve më të besueshme të shkencës së klimës që e sheh të ardhmen e këtij "Kopshti Shkëmbor të Evropës Juglindore", siç e quante Faik Konica, më të varfër në pasuri me të cilat deri tani jemi mburrur. Do të mungojë uji dhe klima sigurisht nuk do të jetë kjo e sotmja. Bota (ajo pjesë që investon dhe i beson këto ndryshime) është duke ndryshuar për t'iu përshtatur këtyre ndryshimeve, për të cilat në Shqipëri pakkush ka kohë të flasë i zhytur në të përditshmen e ngjarjeve të vogla. Blushi bën pikërisht këtë. Ai flet për gjërat të cilat shihen ose si shumë të largëta, ose probleme që nuk na përkasin në një vend me njerëz të fokusuar në ngritjen sa më të shpejtë të pasurive apo të gjetjes së një pune me mik. Ai provokon duke gërvishtur besimet fetare, diçka që sigurisht do të krijojë shumë kundërshtime. Nuk kursen asnjë prej atyre që ndodhen në Shqipëri dhe parashikon radikalizim të tyre. Një farë "lufte të vogël qytetërimesh", pasojë e arsimit të pakët dhe pabarazisë që rritet. Dhe mjaft mund të thonë se pjesërisht parashikimet e Blushit u bënë të vërteta ndërsa libri ndodhej në botim. Shqiptarë që luftojnë për shtet islamik në Siri nën flamuj organizatash terroriste apo të tjerë shqiptarë që "mbysin" me fjalë urrejtje njëri tjetrin në rrjete sociale apo gazeta për shkak të besimit fetarë. Mes tyre ai gjen edhe të kundërtën, pjesën tolerante që sipas tij duhet të përkrahet. Blushi flet për të pasur që do të shtyjnë më shumë izolimin e Shqipërisë dhe pabarazinë e saj. Ngase kjo, parashikon ai, u krijon atyre mundësinë të ruajnë "feudet" që u japin pushtet dhe u garantojnë pasurinë. Ai beson se forca e tyre dhe shkrirja e kufijve mes politikës dhe biznesit do të vijë duke u zmadhuar, pasi në Shqipëri ka politikanë që duan të bëhen biznesmenë dhe biznesmenë që nëse nuk janë tashmë politikanë, duan t'i futen politikës. Të thëna prej Blushit një personazh i politikës e gjithë kjo bëhet më e vërtetë. Por përtej kësaj autori nuk mëton të japë zgjidhje, edhe pse bën disa parashikime, për daljen prej krizës, për daljen prej pesimizmit. Ai shtron pyetjet që nuk janë bërë apo që bëhen nënzë dhe që ndoshta në këtë mënyre do të shtrohen edhe për zgjidhje. "Çfarë do të jetë Shqipëria në njëqind vitet e ardhshme? Si do jenë njerëzit e saj? Sa shumë, ose sa pak do të jenë ata? Çfarë drejtimi do t'i japim ne shoqërisë, ekonomisë, partive dhe shkollave në vitet e ardhshme? Do jemi më të ditur, apo më të paditur? Sa ndikim do të kenë tendencat evropiane në të ardhmen e vendit? Do jemi të bashkuar me Evropën? Po me Kosovën? Nëse po, kur dhe nëpër çfarë procesi do të kalojmë? A do të kryqëzohet raca jonë? A do të ketë shqiptarë të zinj? Po shqiptarë të verdhë? Kujt profeti do t'i binden ata?". Këto janë vetëm një pjesë e pyetjeve që ngrihen në libër. Një pjesë marrin përgjigje po aty, të tjera shtrohen për t'u diskutuar, ndërsa autori duket se i fton shqiptarët të reflektojnë për të ardhmen. Marrë nga MapoOnline

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
Fletët300
ISBN97899284181
Viti i botimit2014
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë