Shqipëria një dhe njëmijë View larger

Shqipëria një dhe njëmijë

Indro Montanelli BUE091

New product

Përshkrim i shkurtër

Shqipëria një e njëmijë është libër krejt i ndryshëm nga të tjerët. Një libër historik nga një publicist aq i njohur sa Indro Montaneli, është një mundësi e madhe njohjeje, por edhe një realitet ndryshe për imazhin e dëmtuar të vendit tonë. Nuk janë thjesht shënime udhëtimi, nuk janë dhe shënime emocionale, që të bëjnë përshtypjen e parë e të shkaktojnë ndjenjë dyfishe. Jo, Shqipëria një e njëmijë është një vepër e vërtetë që të njeh me kohën dhe hedh dritë të posaçme në të kaluarën e ndritur. Indro Montaneli nuk përton të nxjerrë përfundime interesante për gjithçka që sheh e viziton. Ky libër është e nevojshme të njihet nga nxënësit e studentët

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
Fletët160
ISBN99943-715-6-8
Viti i botimit2005

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shqipëria një e njëmijë është libër i veçantë dhe që bie menjëherë në sy. Libri është shkruar nga Indro Montaneli, i cili i ka kushtuar vëmendje të veçantë Shqipërisë, historisë së saj, zhvillimeve në të, kujdestarisë italiane dhe politikave që përplaseshin në Shqipëri. Këtë e ndien menjëherë sapo lexon faqet e para të librit. Shqipëria një e njëmijë është libër historik, ndonëse të lë përshtypjen e një libri publicistik. Indro Montaneli ka krijuar një mundësi të madhe njohjeje, por edhe një realitet ndryshe. Shënimet e udhëtimit shoqërohen me analiza të plota, me referime interesante historike, duke argumentuar të gjitha idetë që shtron, sidomos në përqasjet historiko-sociale dhe ekonomike. Indro Montaneli për to është një mjeshtër. Shqipëria një e njëmijë është një vepër e vërtetë që të njeh me kohën dhe hedh dritë në të kaluarën e ndritur. Autori nxjerr përfundime interesante për gjithçka që sheh e viziton. Ky libër është e nevojshme të njihet nga nxënësit e studentët. Është një libër që duhet të jetë në bibliotekën e shkollës. Indro Montaneli dhe vepra e tij Shqipëria një e njëmijë krijuan një Shqipëri tjetër, një Shqipëri që admirohej, një vend që mund të vizitohej, një vend të ndryshëm nga të tjerët. Ky tingëllon si një libër historik, ose historiko-publicistik, me nota ekonomike e kulturore, pasi Indro Montaneli na njeh me qytete, historinë e tyre, kulturën që mbartin, vizione për të ardhmen dhe si gjithnjë ngre probleme të shumta. Ai mund të eci në një rrugë me çakëll, mund të marrë pjesë në një odë miqsh e të diskutojë me shumë nga çmund të parashikohej. Indro Montaneli i kushton kujdes historisë së popullit shqiptar, të cilën e respekton dhe tregohet njohës i mirë i saj. Kur shkon në Berat, për shembull, ai flet për të me një dashuri të veçantë dhe shprehet si njohës i tij, duke e cilësuar si Betlehemin Shqiptar. Qëndron fort në Shkodër dhe merret fort me liqenin, historinë e ilirëve, me luftërat iliro-romake, apo me Alpet hijerënda që ngrihen fill mbi liqen. Indro Montaneli në librin Shqipëria një e njëmijë jep një kontribut në historiografinë shqiptare, duke dëshmuar një vepër si gur themeli për krahasime, njohje më të thelluara, argumenta dhe ide të reja origjinale në trajtimin historik dhe politiko-social dhe ekonomik të Shqipërisë së asaj kohe.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
Fletët160
ISBN99943-715-6-8
Viti i botimit2005
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArtan Fida