Deshtimi i nje sistemi View larger

Deshtimi i nje sistemi

Asim Bedalli NA0122

New product

111110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234858

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Më shumë se analizë shënimet e mia janë ato të një njeriu i cili, për shkak të rrethanave të jetës gjendet në pozicione pune apo kthesash historike nga ku mund të përjetosh e kuptosh mekanizmat e funksionimit të një ideologjie dhe të një politike në shërbim të saj.

Për më tej, si dëshmitar okular i ngjarjeve që përcaktuan fillimin e proceseve demokratike jam përpjekur të përfshij edhe ato në rrëfim, herë thjesht si kronikë  e herë si analizë, gjithmonë sipas pikëpamjes sime. Jam përpjekur të dëshmoj ashtu si i kam njohur unë protagonistët e politikës shqiptare; njërën palë në rënie të lirë dhe palën tjetër që vrapoi të përfitonte.

Në përfundim të këtyre radhëve shpresoj e uroj që ëndrrat e Studentëve të Dhjetorit 1990 të mos përfundojnë si deri tani, në zhgënjime, ashtu siç përfunduan ëndrrat e shpresat e brezit tim në socializëm. Filozofi e politikani i shquar anglez, Edmund Burke, shkruante dy shekuj më parë: "Kush nuk njeh historinë është i dënuar ta përsërisë atë".

Data sheet

ISBN9789928234858
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1