Luan Rama A-006281
New product
Ky libër mbi shkrimtarët anglosaksonë në Paris gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, është një udhëtim në jetën dhe aventurën e tyre letrare, çka la gjurmë në historinë e letërsisë botërore, ku krahas dramave personale, urisë dhe dhembjeve, gjen njëkohësisht edhe dehjen e krijimit artistik.
500 Items
Shtëpia Botuese | UET Press | |
ISBN | 9789928320391 | |
Viti i botimit | 2020 | |
Përmes kujtimeve të tyre parisiane, na zbulohen shkrimtarët e «brezit të humbur» si Heminguei, Fitzgerald, Dos Pasos, apo gjenitë e tjerë të mëdhenj - Uald, Paund, Xhois, Beket e shumë të tjerë, që si bohemë të jashtëzakonshëm lanë gjurmë të pashlyeshme në lagjet e vjetra parisiane.
Parisi i historisë së madhe, i letërsisë dhe i artit botëror, u kthye për ta në një «festë të pambarimtë», siç do të shkruante më vonë Heminguei.
«Bohemë anglosanksonë në Paris» është pjesa e tretë e trilogjisë parisiane të këtij autori, pas librave «Parisi letrar», mbi shkrimtarët francezë dhe «Mbresa parisiane», me përshtypjet e tij rreth jetës dhe historisë të këtij metropoli të kulturës evropiane.
Ishkineast dhe diplomat, Luan Rama ka botuar mbi 50 libra në gjini të ndryshme letrare, si romane, poezi, ese apo libra historikë. Eshtë botuar në shqip, frëngjisht, anglisht, italisht, greqisht dhe maqedonisht.
Lloji i botimit | Paper back |
pages | 238 |
ISBN | 9789928320391 |
Viti i botimit | 2020 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
I ri | 1 |
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.
Materiali i klasës së tetë është matrioshka e sipërme e kësaj kolane botimesh. Me një gjuhë më të pasur materiali shkollor shtjellon kuptimin dhe nevojën e fesë. Është feja që ndihmon njeriun që të pranojë realisht rrethanat ku jetojmë, për të mos ju nënshtruar fatkeqësive dhe vështirësive që sjell jeta e përditshme. Feja ka qenë pasuese e rregullt e...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i shtatë, për klasën e shtatë të shkollës 9vjeçare. Ashtu si dhe në vëllimet pararendëse, edhe në këtë vëllim parashtrohen në përmasa didaktike themelet e besimit islam si dhe njohuria e nevojshme për to. Ky vëllim gjithashtu paraqet edhe aspekte të tjera të jetës së besimtarëve si mirënjohja,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i gjashtë, për klasën e gjashtë të shkollës 9vjeçare. Në këtë vëllim autorja jep njohuri mbi Islamin, duke u fokusuar në njohjen e mësimeve bazë, kuptimin e fjalës Islam si dhe shpjegimin e shtyllave të fesë. Libri është i ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Më tej në libër...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i pestë, për klasën e pestë të shkollës 9vjecare. Po ashtu si libri për klasën e katërt, edhe ky vëllim ruan formatin e libërrevistës. Edhe materiali brenda tij ka në kapërcyell vëllimin e katërt. Libri ka një raport të përmbysur të materialit analitik me atë grafik. Kjo vjen natyrshëm sepse kemi...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i katërt, për klasat e katërta të shkollës 9vjeçare. Materiali është në formën e një reviste ku autorët i janë përshtatur moshës së kësaj klase, duke e pasuruar materialin me vizatime, skica, poezi dhe tregime në kontekstin e besimit në Zot. Teksti orientohet edhe në rritjen e vlerave për edukimin...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i tretë i serisë, për klasën e tretë të shkollës 9vjeçare. Autorët kanë synuar që në këtë vit shkollor të kësaj kategorie moshe, tju mësojnë fëmijëve udhëzimet e fesë islame, të dërguarit e Zotit, mirësjelljen në shoqëri dhe në familje, miqësinë etj. Teksti është i pajisur me ushtrime zbavitëse,...
Në kuadër të ciklit didaktik të MësimBesimit vjen vëllimi i dytë i serisë për klasën e dytë të shkollës 9vjeçare. Autori me një alternim të materialit grafik me tekstin e shkruar, zbërthen në gjuhen e thjeshtë dashurinë për shoqërinë, kuptimin e fjalës Islam, kujdesin e Zotit për gjithësecilin, si dhe disa prej ritualeve bazë të fesë islame dhe kuptimin e...
Pjesë e kontributit të Fondacionit ALSAR në fushën e publikimeve dhe atë të arsimit, janë edhe botimet në seri MësimBesimi të cilat janë përshtatur për nxënësit e shkollave të ciklit 9vjeçar dhe të shkollave të mesme. Këto botime në përputhje me moshën dhe përmbajtjen, zhvillojnë në mënyrë didaktike njohuritë fillestare mbi besimin, edukimin qytetar dhe...
Në historinë e shtypit shqip, kjo gazetë njihet si një e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, letrare, historike, me katër faqe, që u shtyp në shtypshkronjën Mbrothësia të Kristo Luarasit, me shkronjat e alfabetit të Stambollit.
Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të...
Kjo vepër e Prof. Dr. Mehmet Maksudo?lu, Historia Osmane dhe Institucionet vjen në ribotimin e saj të tretë në gjuhën shqipe. Qoftë për nga metodologjia, qoftë për nga analiza krahasimtare, qoftë për nga përfundimet historike të shumë elementëve të periudhës Osmane, ky libër përbën një tekst të rëndësishëm studimor në këtë fushë.
Tragjedia me tre akte Helena është një vepër letrare që falë njohjes së historisë dhe vërtetësisë së paraqitjes arrin të realizohet artistikisht.
Veprat e Hafiz Ali Korçës i përkasin fushës së gjuhës, letërsisë, publicistikës, Islamit, përkthimit etj. Në secilën vepër të tij, H. A. Korça ka arritur të paraqesë dhe të trajtojë probleme të rëndësishme që ndërlidhen me kombin shqiptar, por edhe me kulturën shqiptare në përgjithësi.
Ky libër nga profesori tetovar Metin Izeti është një shtjellim i fenomenit të mevludit ndër shqiptarët.
Ky libër dygjuhësh, shqip dhe boshnjakisht, përbëhet nga materiale të ndryshme të autorit e diplomatit të karrierës z. Shaban Murati, të mbledhura ndër vite.
Kjo vepër e njohur e rilindasve tanë të shquar, vepër e përbashkët e S. Frashërit, Pashko Vasës dhe Jani Vretos, qëndron në themelet e shqipes që njohim dhe shkruajmë sot.
Në ngjarjet zhvillimore të historisë së Shqipërisë dhe të kulturës shqiptare në veçanti ndalimi i besimit, mund të cilësohet me përmasat e një fatkeqësie në historinë tonë moderne.
Konferenca e mbajtur me rastin e kremtimit të 20vjetorit të hyrjes së trupave të NATOs në Kosovë, ka gjetur pasqyrim në botimin Shtetformimi i Kosovës dhe Shqipëria: Sfidat dhe perspektivat.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
THE NUMBER ONE INTERNATIONAL BESTSELLER: CHOSEN AS A BOOK OF THE YEAR BY THE GUARDIAN, TELEGRAPH, SUNDAY TELEGRAPH, I PAPER, SUNDAY EXPRESS, IRISH TIMES, TIMES LITERARY SUPPLEMENT, AMAZON, AUDIBLE, BUZZFEED, REFINERY 29, WASHINGTON POST, BOSTON GLOBE, SEATTLE TIMES, TIME MAGAZINE, NEWSWEEK, PEOPLE, ENTERTAINMENT WEEKLY, KIRKUS, PUBLISHERS WEEKLY AND...
“Proza e shkurtër”, përfshin tregimet dhe novelat e shkruara nga Kadare midis viteve 1953 deri më 2009. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga arkivi i autorit, të tjerat nga gazeta dhe revista të kohës, nga librat me tregime e novela të botuara në vite të ndryshme, kurse pjesa tjetër prej veprës së plotë Kadaresë.
Albumi "Janaq Paço" është një botim i realizuar në kuadrin e 105 vjetorit të lindjes së skulptorit te spikatur shqiptar te shekullit te XX. Albumi ilustrohet me imazhet e veprave të artistit që ruhen në koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe nga koleksioni i familjes Paço, vepra këto që publikohen për herë të parë për publikun. Në album...
Seti me kartolina ''Albania's Byzantine and Post-Byzantine Icons'' është konceptuar të jetë në formën e një koleksioni prej 30 imazhesh me ngjyra në format kartoline (12 x 17 cm) të përzgjedhur nga veprat dhe objektet ikonografike të koleksionit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, në Korçë (qytet në Shqipërinë Juglindore).
Për të gjithë që e duan PUSHTETIN, duan ta kuptojnë PUSHTETIN dhe duan të mbrohen nga PUSHTETI
Ky tekst ju vjen në ndihmë të gjithë nxënësve të klasave të treta, të cilët mund ta përdorin për leximet jashtë-klase. Botimi është përgatitur nga Nertina Nallbati dhe Floreta Kurti dhe përmban informacione në fusha të ndryshme, të cilat u vijnë në ndihmë fëmijëve për të zgjeruar botkuptimin e tyre.
Në këtë libër Mirza Bashir-ud-Din Mahmud Ahmed, parashtron dhjetë argumente nga Kurani i Shenjtë për të treguar me forcë bindëse se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet me siguri të plotë dhe në një mënyrë që nuk mund të hidhet poshtë.
Ky libër është një dritare e shkëlqyer për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që duan të njohin trashëgiminë e artë të pikturës shqiptare. E kuqja e Onufrit, Kostandin Shpataraku, Kol Idromeno me motrën Tone, Vangjush Mio, Abdurrahim Buza, Sadik Kaceli, Ibrahim Kodra. Botimi është në formë atllasi, i gjithi me ngjyra, ku ka edhe piktura të panjohura më parë...
"Le long chemin sous le tunnel de Platon" (Udha e gjatë në tunelin e Platonit), ese në gjuhën franceze mbi fatin e artistit gjatë epokës totalitare në Shqipëri. Editions “Le Petit Véhicule”, 2001, Nantes.
Ky roman duke përshkruar marrëdhëniet e një fotografeje shqiptare me një të dashur francez në Paris, tenton një kërkim të historisë së tablosë së famshme Gustave Courbet « Origjina e botës », ku piktori ka pikturuar seksin e femrës.
Shkrime të ndryshme publiçistike, të ndara sipas natyrës së tyre dhe një përcaktimi kohor.
Shkrime të ndryshme publiçistike, të ndara sipas natyrës së tyre dhe një përcaktimi kohor.
Shkrime të ndryshme publiçistike, të ndara sipas natyrës së tyre dhe një përcaktimi kohor.
Jean Cocteau, ky princ i poezisë ka qenë njëkohësisht poet, piktor, regjisor filmi, dramaturg, pra një artist i gjithanshëm.
Ky libër merr nisjen nga regjistrimi i dy Kodikëve të Beratit, «Beratinus 1» dhe «Beratinus 2» në programin e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s, «Kujtesa e Botës».
Rey ishte një nga «ambasadorët» e kultures shqiptare në vitet ’30 në Perëndim.
Një libër mbi emigracionin shqiptar në Francë që nga koha e stradiotëve shqiptarë që i shërbyen mbretërve francezë dhe me pas në fundin e shekullit XIX, me figura si Faik Konica etj.
Autori, permes letrave dhe ditareve të tyre, është përpjekur të japë dëshmi të vetë francezëve për këtë luftë, mendimet dhe ndjenjat e tyre për shqiptarët dhe Shqipërinë, deri në ditën e Amnistisë dhe fundit të Luftës së Madhe, siç quhej në atë kohë.
Versioni frëngjisht i librit « Bonjour d’Albanie ». Një libër historik mbi zhvillimin e Luftës së Parë Botërore në Shqipëri me hapjen e Frontit të Lindjes ku Armata Franceze e Lindjes e gjeneral Sarrail zbarkoi në Selanik dhe ushtria franceze u vendos në zonën e Korçës, Pogradecit, Devollit, etj.
Ky libër është një jetëshkrim artistik i jetës dhe veprës së piktorit me origjinë shqiptare, Omer Kaleshi,
Ky roman frymëzohet nga qëndrimi i balerinës së famshme franko-amerikane në Sarandë në vitin 1913, në kohën e Luftës Ballkanike kur në brigjet shqiptare vërshuan shumë shqiptarë të zonës së Janinës e Camërisë të pushtuar nga ushtritë turke e greke.
Një libër mbi figurën e presidentit francez François Mitterand dhe kontributin e tij në historinë moderne të Francës, gërshetuar me jetën private të tij dhe historinë e dashurisë së fshehtë.
Në këtë libër janë përfshirë 14 tregime, të cilat trajtojnë një tematikë të larmishme, tregime që shpesh i referohen dhe pikëtakimeve franko-shqiptare dhe disa herë të frymëzuara nga vetë përjetimet e autorit gjatë më shumëse çerek shekulli që jeton në paris.
Ky libër është trajtuar si libër arti, me format të madh dhe me shumë ilustrime qël idhen me verën nëpër historinë njerëzore.
Libër poetik me rreth 50 poezi që rrokin tema të ndryshme siç janë tema historike, sociale apo poezi kushtuar personaliteteve të ndryshme të letërsisë dhe artit si Wild, Sartre e Beauvoir, Paul Celan, apo një cikël me poezi dashurie. Në këtë libër, të ndarë me katër blloqe, përveç temës së emigrimit ka dhe një cikël poezish kushtuar piktorit Omer Kaleshi...
Libër poetik në gjuhën frënge me rreth 50 poezi që rrokin tema të ndryshme siç janë tema historike, sociale apo poezi kushtuar personaliteteve të ndryshme të letërsise dhe artit si Wild, Sartre e Beauvoir, apo një cikël me poezi dashurie. Në këtë libër, të ndarë me katër blloqe, përveç temës së emigrimit ka dhe një cikël poezish kushtuar piktorit Omer...
Ky libër përveç poezive dhe prozës poetike, të frymëzuara nga gargujt parisianë i referohet në mënyrë të veçantë aktores dhe psikiatres Lida Cangonjit dhe burrit të saj, piktorit danez Peter Haubro, i cili për shumë vjet jetoi e krijoi në Shqipëri. Një homazh për për këtë aktore me shpirt të madh humanist.
Dozon ishte mik me rilindasit e njohur si Naim Frashëri dhe Kostandin Kristoforidhi, të cilët ishin bashkëpuntorët e tij dhe kishte kontakte me shumë nga rilindasit e tjerë në diasporën shqiptare.
Një libër mbi vitin e fundit të jetës së këtij poeti të madh francez që vdiq nëm oshë të re, por që i la botës letrare poezitë më të bukura deri më sot.
Theksi i autorit është që kjo lidhje e vjetër midis shqiptarëve dhe grekëve në histori duhet t’i shërbejë ardhmërisë së dy popujve fqinj.
Në këtë libër veç një udhëtimi në jetën e arvanitasit Jani Papadiamanti (Moréas) në Paris, janë dhe përkthim të disa teksteve të tij poetike si dhe nga proza poetike.
Në këtë album me format të madh dhe të ilustruar shumë bukur, gërshetohen dhe kujtime të vetë piktorit apo impresione të letrarëve të mëdhenj të asaj kohe mbi shqiptarët e fustanellave.
Libri është ilustruar dhe me vizatime të Sandro Botiçelit, i cili ndër të parët që ilustroi “Ferrin” e Dantes.
Fate artistësh, fate njerëzore, jeta në artin e filmit. Shpesh ato u ngjajnë kalimit të meteorëve në qiellin e kohës, drita e të cilave ngjiz në kujtesën e njerëzimit. Eshtë forca e artit.
Një libër voluminoz mbi udhëtimet e ushëtarëve të huaj francezë në Shqipëri gjatë shekullit XIX dhe përshtypjet e tyre mbi Shqiërinë dhe shqiptarët.
Kjo ese historike u referohet betejave të mëdha historike, luftrave të mëdha detare në brigjet e Ilirisë dhe në bedenat e fortesave mesjetare shqiptare, rrethimi i kështjellave apo luftrat e stratiotëve shqiptarë nën flamurin e mbretërve të shumtë të Francës, përplasjet e perandorive apo dy Kishave të mëdha, Romës dhe Konstantinopojës. Të gjitha këto...