Fjodor M. Dostojevski BUE107
New product
Krim e ndëshkim! Pa dyshim vepra më e fuqishme e F.M.Dostojevskit. Një libër që të përpin. Ndoshta nga të rrallët libra që mund të lexohen shumë herë. Magji e psikanalizës së vërtetë. Dhe një psikanalizë tjetër, më vete është edhe mënyra e jashtëzakonshme si e përshkruan Stefan Cvajgu Dostojevskin
887 Items
Shtëpia Botuese | UEGEN | |
ISBN | 99927-667-4-3 | |
Kur e merr romanin "Krim e ndëshkim" në duar për ta lexuar, harron se ku je e çfarë bën. Për ty fillon një jetë tjetër, mahnitëse, e çuditshme, marramendëse! Ti aq sa je me viktimën, je edhe me kriminelin! Çdo hap që hidhet në vepër të rrëmben më tej dhe ti nuk e lëshon dot librin nga dora, derisa të arrish faqen e fundit. Pastaj mbushesh me frymë, I mbytur në djersë. Dhe qesh paksa. Tronditja zhvendoset në një pikë tjetër, sepse tashmë të shoqëron perspektiva e qartë dhe optimizmi. Dhe kushdoqoftë lexuesi, thotë me vete se ka bërë një gjë të madhe që lexoi këtë vepër të fuqishme! Nuk mund të jesh i qetë dhe komod nëse s'ke lexuar "Krim e ndëshkim".
Lloji i botimit | Hard Copy |
pages | 516 |
ISBN | 99927-667-4-3 |
Vendodhja e botimit | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Grupmosha e leximit | mbi 18 vjeç |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Jorgji Doksani |
A mund të mos jetë edhe "Djajtë" një kryevepër e letërsisë? Padyshim që PO. Veçse për arsye thjesht përshkallëzimi, si statistikë, ti (kushdo) mund ta këtillosh një nga veprat e mëdha të shkrimtarit të jashtëzakonshëm rus. Se këtu filozofia, subjekti, jeta, presonazhet dhe veprimi i tyre, janë vetëm një trup. Idetë lëvizin shpejt dhe ti fiton një tjetër...
Në këtë vëllim përfshihen dy romane: "I martuari i përjetshëm" dhe "Kumarxhiu". Dy maja të letërsisë, dy ngritje eruptive. Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore), te...

Ka ndodhur diçka e papritur që shoqërohet nga një i panjohur. Është prishur balanca e brendshme e njeriut. Dhe kjo bie në sy menjëherë. Vetëm një shkrimtar i madh si Dostojevski mund të endet në këto ujëra subjektesh, ide sociale të reja (për kohën) dhe i vetëdijshëm se kështu i vjen në ndihmë shoqërisë. Dialogu i shkathët, plot sarkazëm dhe dinjitet,...
Janë dy romane në këtë vëllim: "Njerëz të varfër" dhe "Ëndrra e xhaxhait". Janë letrat e famshme të dashurisë, botuar fillimisht në fletoret e kryeqytetit: të ngrohta, plot dashuri të sinqertë, që kulmojnë me ndjenjën e pastër e të sinqertë. Ndërsa tek "Ëndrra e xhaxhait" kemi pasqyrimin e jetës së fshatit, të çifligut dhe personazhet aty vijnë dhe...
Novelat e Dostojevskit janë një krijimtari mjaft interesante. Si të thuash Dostojevski i ka shkruar si për t'u shlodhur. Jetë në vetme, Net të bardha, Netoçka Nesvanova, E druajtura, Heroi i vogël, Një ndodhi e pështirë, Krokodili. Disa prej tyre konsiderohen romane të shkurtër.
Dostojevski përshkruan vitet e punës në kampin e përqëndrimit (burgjet cariste të Siberisë) ku edhe vet autori kaloi një kohë të gjatë. Puna e rëndë. Ushqimi i keq, lodhja e përbindshme, të qenit njeri dhe përsëdytja e personalitetit - janë përshkrime mahnitëse
Vëllezërit Karamazovë 1 është pjesa e parë e romanit e cila na njeh me botëkuptimin dhe përbërjen e familjes Karamazov. Po ashtu nga njeh me jetën e murgjve dhe të Kuvendit, duke bërë lidhjen e pikave kyçe të subjektit, duke shpalosur ide dhe gjendje mistike, sociale dhe filozofike, të rëndësishme për këtë epope të jashtëzakonshme...

Në vëllimin e dytë të "Vëllezërve Karamazov" shpalosen karaktere të rinj, tipa të dyshimtë, kemi gjak dhe hakmarrje, endje të filozofisë së hollë, paralele të gjithanshme, kërkime e zhbirime të rëndësishme, shpalosje të energjisë së grumbulluar, siç ndodh shpërthimi i furtunës pas bunacës. Bunaca ishte romani i parë, vëllimi 11. Filozofia e përvetësuar...
Madhështisë romaneve të Fjodor Dostojevskit i shtohen si gurë të çmuar edhe tregimet dhe novelat. Ky vëllim është përgjedhur nga enti botues "Mësonjëtorja" me pjesët më të mira të prozës së shkurtër
Ky është romani në të cilin mishërohen, në trajtën më të plotë, parimet krijuese të Dostojevskit dhe ku zotimi i çuditshëm i subjektit arrin lulëzimin e vërtetë.