Reduced price! Leksione frymemarrjeje View larger

Leksione frymemarrjeje

Anne Tyler A-008857

New product

Përshkrim i shkurtër “Leksione frymëmarrjeje” i shkrimtares Anne Tyler, fitues i Çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi.

More details

500 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371294

1 260 Lekë

-10%

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Megi dhe Ira janë të martuar prej 28 vjetësh, gjë që duket qartë në rutinën e tyre, në aftësinë e tyre për t’i lëshuar pe me dashamirësi egos së njëri-tjetrit. Ajo që fillon si një udhëtim për të shkuar në një funeral shndërrohet befas në një aventurë të papritur.

Teksa Megi dhe Ira përballen me peripecitë e udhës, kryqëzohen me njerëz nga më të çuditshmit dhe rizbulojnë magjinë e rrugëtimit të quajtur jetë dhe gëzimin e pasjes së dikujt pranë për ta ndarë atë me gjithë të papriturat e veta.

Kritika

“Romani më magjepsës i Anne Tyler-it... një histori e bukur dhe tepër interesante.”

Chicago Tribune

“Anne Tyler-i është një vëzhguese mjaft e mprehtë dhe vetëm përmes këtij romani del në pah një autore, e cila do ta kishte të vështirë të bënte më shumë seç pritej prej saj.”

The Washington Post

“Romani më i bukur i Anne Tyler-it deri më sot, një histori dashurie e cila himnizon vlerat e martesës.” 

Library Journal

“Anne Tyler-i na paraqet një komedi njerëzore në formën e saj më absurde, por me një ngrohtësi të tillë që asnjë nga bashkëkohësit e saj nuk ka arritur ta shpalosë.”

Newseek

“Romani më i mirë i Tyler-it deri më sot... me pasazhe komike dhe një perceptim mjaft të thellë mbi jetën familjare.”

Publishers Weekly

“Një libër që spikat për temën që trajton... Anne Tyler-i vendos në fokus njërin prej institucioneve më të rëndësishme, siç është institucioni i martesës, dhe përpiqet të hedhë dritë mbi të.” 

Baltimore Sun

“Në këtë roman, humori shpërfaqet në çdo fjali.”

USA Today

 “Stili i Tyler-it është i butë, por i qartë... “Leksione frymëmarrjeje” përshtatet në mënyrë të natyrshme me profilin e krijimeve të saj.

Time

 “Me këtë roman kaq të pasur, Tyler-i mund të meritojë një vend mes thesareve të letërsisë amerikane.”

The Houston Post

“Një roman plot shkëlqim, që të mban të mbërthyer deri në fund!”

Booklist

“Një autore e shkëlqyer... Çdo roman i saj nxjerr në pah gjithnjë e më shumë talentin e jashtëzakonshëm të Tyler-it...”

The Wall Street Journal

“Një roman i mbushur me skena komike e njëkohësisht të dhimbshme.”

Kirkus Reviews

“ Një histori e thjeshtë, e mprehtë, komike, prekëse dhe reale... Tyler-i njihet për personazhet e saj të pazakonta dhe Megi Moran është një prej tyre.”

The Christian Science Monitor

“E ëmbël, elegante... Tyler-i në lartësinë e saj.”

Chicago Sun-Times

 “Tyler-i përqendrohet në gjërat e përditshme, por ka aftësinë t’i veshë ato me magji.”

New York

“Lexuesit që kanë ndjekur krijimtarinë e jashtëzakonshme të Tyler-it do ta vlerësojnë këtë roman për elementet e theksuara romantike që ai ofron.”

New York Woman

Data sheet

pages398
ISBN9789928371294
Shtëpia botueseBreathing lessons
Published year2022
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErdi Ibro
RomanPsikologjik
I ri1