Set me 30 kartolina The byzantine and post-byzantine icons in Albania View larger

Set me 30 kartolina The byzantine and post-byzantine icons in Albania

Ylli Drishti A-008782

New product

Përshkrim i shkurtër

Seti me kartolina ''Albania's Byzantine and Post-Byzantine Icons'' është konceptuar të jetë në formën e një koleksioni prej 30 imazhesh me ngjyra në format kartoline (12 x 17 cm) të përzgjedhur nga  veprat dhe objektet ikonografike të   koleksionit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, në Korçë (qytet në Shqipërinë Juglindore).

More details

110 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MediaPrint
Viti i botimit2019

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mbi  zarf ndodhet imazhi i Shën Kostandinit (detaj nga një ikonë e Onufrit, shek.XVI), ndërsa brenda tij kartolinat fillojnë me një pamje të jashtëme të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë;

Koleksioni i kartolinave fillon me katër imazhe ikonash (kartolina) të periudhës bizantine, ndërmjet të cilave  ikona me titull:

''Kryeëngjëlli Mëhill'', nga kisha e Shën Marisë, fshati Mborje, Korçë;

''Dyert e Bukura''nga shpella e Bllashtojës, fshati Prespë, Korçë;

''Shën Maria Odighitria'', kisha e shën Marisë, Maliq, Korçë etj.

Nga ikonat e periudhës pas bizantine janë përzgjedhur gjashtë ikona të kryemjeshtrit Onufri ndërmjet të cilave:''Dyert e Bukura''; ''Ngjallja e Llazarit''; ''Lindja e Krishtit'' etj.

Nikolla i Onufrit praqitet me ikonën ''Shën Maria''; Onufër Qiprioti paraqitet me ikonat e Krishtit dhe Gjon Pagëzorit. 

Kartolinat e tjera të këtij seti përmbajnë imazhet e temave ikonografike të mjeshtërve ikonografë si: David Selenica; vëllezërit ikonografë korçarë Kostandin dhe Athanas Zografi, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, vëllezërit Çetiri (Katro) e deri tek piktorët dardharë të fundit të shekullit XIX si Vangjel Zengo.

Me mjaft interes është dhe kartolina që paraqet imazhin e ikonostasit të kishës së Shën Kollit, në fshatin Rehovë (Ersekë), i cili i përket fundit të Shek.XVIII dhe fillimit të shek.XIX.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages30
Viti i botimit2019
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitAlbum
Grupmosha e leximitmbi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë